Lajmet

Deklaratë e 3. Misioneve se nuk kemi Meshë me popull

Misioni Katolik Shqiptar në Luzern
Misioni Katolik Shqiptar në Sirnach
Misioni Katolik Shqiptar në Aarau

Misionet Katolike Shqiptare në Zvicër ndaj pandemisë COVID-19 lëshon këtë Deklaratë, më 14.03.2020:

DEKLARATË

Të dashur besimtarë shqiptar që jetoni në Zvicër,

Tashmë keni dëgjuar se Qeveria federale (Bundesrat) e Zvicres ka vendosur ndalimin e grumbullimit të njerëzve jo më shumë se 100 njerëz, ndërsa në muajin e kaluar ka qenë jo më shumë se 1.000 njerëz.

Misionet Katolike Shqiptare në Zvicër po i përcjellin me shumë vëmendje dhe shqetësim ngjarjet rreth përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe jemi të vetdijshëm për rrezikshmërinë që mbartë ky virus.

Duke marrë parasysh rrezikun e kësaj pandemie dhe nevojën e masave preventive, në bashkëpunim të plotë me Kishën zvicerane, Ju lajmërojmë që në 3. Misionet nuk do të ketë Meshë Shenjte, as Udha e Kryqit, as e Martja e Shna Ndout dhe asnjë veprimtari tjera shpirtërore-baritore me popull, deri në njoftimin e dytë.

Është në interesin më të mirë të të gjithëve të ndiqen udhëzimet e Qeverisë zvicerane për parandalimin e Covid-19. Poashtu është shumë e rëndësishme që në këtë situatë të ruajmë qetësinë e shpirtit dhe me urti të tejkalojmë këtë situatë të rëndë prej këtij virusi, që po e përjeton Bota mbarë.

Lutemi për ju!

Don Albert Demaj, Sirnach
Don Marjan Lorenci, Luzern
Don Albert Jakaj, Aarau.