Lajmet

Dioqeza e Bazelit: masat parandaluese të Covid-19 (më 28 maj 2021)

Të dashur besimtarë të Misionit Katolik Shqiptar „Nëna Tereze“ në Aarau,

ju njoftojmë se Vikari gjeneral i Dioqezes së Bazelit, Dr. Markus Thürig, përmes emailit të sotëm (më 28.05.2021) të gjitha Famullive, Misioneve, Bashkësive rregulltare, na njofton se këto Rregullore do të zëvendësojnë ato të mëparshmët.

Shërbime dhe aktivitete në Kishë
• Gjatë Meshës Shenjtë dhe në ritet tjera liturgjike bashkësia e besimtarëve mund të këndojë (me maska), gjithnjë duke zbatuar rregullat e masave parandaluese të Covid-19, pra distanca, maskat dhe dizinfektimi i duarve;
• Prej 31 maj 2021 numri maksimal i besimtarëve në Meshën Shenjtë është 100 persona në ambiente të brendshme dhe 300 persona në ambiente të jashtme;
• Apéro: A mund të shërbehet Apéro pas Meshës Shenjtë? Përgjigja është „jo“.
• Provat e Korit: A mund të bëjnë prova kori përsëri? Po, provat e korit lejohen (vetëm pa audiencë) me maksimumin 50 persona (me maska);
• Këndimi Koral: A mund të këndojnë Koret e Kishave përsëri? Jo. Këndimi me koret në Meshën Shenjtë janë akoma të ndaluara.

Këto masa lehtësuese hyjnë në fuqi më 31 maj 2021.

Dr. Markus Thürig
Vikar gjeneral i Dioqezës së Bazelit

Në Solothurn, më 28 maj 2021

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »