Meditime

Lëvizja ekumenike: „Bëj, o Zot, që të gjithë të jenë një“ (Gjn 17, 20-26)

Fillimi i Reformës Protestante

Shkruan: Don Albert Jakaj, Aarau.

Marrëdhëniet ekumenike me Luteranët

Luteranët quhen nga themeluesi i tyre Martin Luther, ndërsa katolikët dhe ortodoksët i quajnë Protestantë, sepse duke dashur që ta reformojnë Kishën, kundërshtuan dogmat dhe rregullat e Kishës dhe protestuan kundër vendimeve të Koncileve. Poashtu ata e quajnë edhe vetën Evangjelistë, sepse bazojnë pothuajse tërë mësimin e tyre mbi Ungjillin. Quhen gjithashtu edhe Reformatorë, sepse deshën të reformojnë Kishën. Ndikimi i tyre u hap anembanë Europës dhe u duken edhe Kisha të tjera të ngjashme të krishtera, siç janë Kisha Anglikane (të cilen e themeloi mbreti Henriku VII-të, sepse Papa nuk ia lejoi kurorën e dytë me gruan e vëllait të tij). Kishat zvicrane u quajtën Anabatistë, themeluesit janë: Cvingli dhe Anabatistët. Morën këtë emër sepse nuk i pagëzonin besimtarët qysh fëmijë, por kur rriteshin.
Martin Luter lindi në Eisleben (Gjermaninë Lindore), me 10 nëntor 1483. Ati i tij ishte pronar i një xehrorjeje të vogël, njeri shumë i ashpër dhe për ketë arsye Martini kishte frikë të madhe ndaj Zotit, sikur të ishte Hyji Ati ndëshkues i pamëshirshëm. Nëna e tij nuk ishte asgjë më e butë dhe i kujtohej Martinit gjithnjë kur e ka rrahur një ditë, saqë ka derdhur gjak, vetëm pse ka vjedhur disa kokrra arra.
Pas shkollimit të sukseshëm, ishte inteligjent i madh, në brendinë e tij u zgjua një shqetësim dyshimi a do të shëlbojë shpirtin. Kur një ditë shpërtheu rrufeja aq u tremb sa që u kushtua Zotit, e për shëlbimin e shpirtit do të bëhej rregulltar i Shoqërisë së Augustinëve të rreptë në Erfurt. Eprori i Kuvendit ia dha në ditën e hyrjes një Bibël.
Ishte rregulltar i zellshëm dhe për të bërë pendesë agjëronte. Shkruan në një vend se dita e agjërimit dhe e pendesës i dukej më solemne se vetë festa e Pashkëve. Megjithatë nuk u qëtësua as nuk u lirua nga skrupujt, por tepër thellë i përjetonte rrëfimin dhe kungimin. Me një rast qëndroi në rrëfim 6. orë. As studimi i Biblës nuk e qetësoi. Shtegtimi në Romë për vizitë varreve të martirëve po ashtu nuk i ndihmoi gjë, por përkundrazi kur pa luksin në Romë edhe më tepër u shqetësua dhe ngadalë u rritën ndjenjat kundërshtare dhe reagimi. Në ndërkohë emrohet profesor i Shkrimit Shenjt në Universitetin e Winteburgut.
Duke studiuar Shkrimin Shenjt i ra në sy mendimi i shën Palit: njeriu shfajësohet me anë të fesë, pa veprat e ligjit (Rom 3, 28).
Luther në bazë të kësaj mbështet tërë mësimin e tij në parim se feja e shpëton njeriun dhe burimi i fesë është zbulimi i Zotit në Shkrimin Shenjt, në Ungjill, mu për ketë arsye Luteranët quajnë vetën Evangjelistë (Ungjillor). Në bazë të kësaj Luther zhvlerëson Kanonin kishtar, Papatin si dhe kompetencat e Koncilit si dhe shumë rregulla të tjera, si psh. kundërshton celibatin, Mesha Shenjte ose Eukaristia për ta është vetëm një përkujtim i thjeshtë dhe simbolik i Darkës së Fundit. Në këtë mënyrë as ndarja e Kishës Lindore nuk shkaktoi aq të këqija sa ‘reforma’ e Lutherit, madje dhe të përzierja e popullit dhe në kuptimin e plotë të fjalës, deri të ndeshja luftarake. Një prej luftrave të asaj kohe quhet ‘Lufta fetare’. Për të evituar shkatërrimin e popullit u vendos sipas parimit: ‘Cuius regio, illius religio’ (E kujt është krahina e sunduesit/mbretit, është edhe feja) – pra një lloj marrëveshje. Një pjesë e Europës u nda në ‘Reformatorë’ dhe ‘Kundër-reformatorë’. Më vonë në kryë të kundërrevolucionit nga ana e Kishës ka për t’u dukur në skenë Injaci i Loyolës dhe jezuitët e tij. Nënkuptohet se në këtë konfuzion në Kishë, do të ndërhyjnë edhe politika dhe sunduesit e Europës, gjë që e bëjnë edhe me të komplikuar situatën në Kishë.

Pasojat e Reformës

Njerëzit janë gjetur në fronte të ndryshme dhe të kundërta, jo sepse ata vetë deshën, por sipas vendimit ku jetonin. Mirëpo edhe vetë protestantët janë ndarë ngadalë duke formuar Kishat reformiste, metodiste, baptiste, anglikane.. etj., prandaj edhe Reforma në vetvete ka dështuar. Reforma ka dashur që të përtëritet Kisha ‘në krye dhe gjymtyrë’ (in capite et in membris) dhe baza e reformës do të ishte Bibla. Pra deshen të pastrojnë fenë prej të gjitha besëtytnive, dokeve të dyshimta, kulteve të tepruara, të shenjtërve, tregime me ndjesa dhe ndodhi që prej një zbulimi u bënë shumë zbulime dhe shpjegime të ndryshme, kurse prej një Kishe u bënë shumë Kisha.

Shkaqet e Reformës

Reforma nuk ishte vepër vetëm e Martin Luther, vetëm e një njeriut. Para 95. tezave që i shpalli Luther kundër mësimit të Kishës, si edhe pas tij hynë në lojë shumë shkaqe dhe rrethanat më të ndryshme.
Lëvizja fetare e quajtur ‘përshpirtëria e kohës’ në fund të shekullit XIV-të, theksonte nevojën e leximit të Biblës dhe kritikonte Mesjetën, sepse nderonte tepër reliket e shenjtërve dhe Shenjtëroret si vende shtegtimi.
Dështimi i reformave, të shekujve XV-të dhe XVI-të dëshproi revolucionarët dhe i nxiti edhe më tepër në reagime ndaj kundërthënieve ndërmjet idealit dhe realitetit, të mësimit të Kishës dhe të zbatimit të tij.
Humanizmi dhe renesanca kontribuan në dobësimin moral të jetës në Kishë, sidomos në klerin. Ndërsa Kisha e rritur në hapësirën e kulturës antike, heleniste dhe romake i kontribuoi qytetërimit të Eurpës. Mirëpo të mirat e kulturës sikur të ishin privilegj i klasës priftërore dhe princore, prandaj shtresat e ulta u mundonin të çliroheshin nga mbikëqyrja e Kishës, për të qenë sa ma e pavarur. Kështu u zgjua subjektivizmi, nacionalizmi, laicizmi dhe shekullarizmi. Papa nga ana e tij përpiqej që të ruaj prestigjin si sunduesi botëror, gjë të cilën Papa Bonifaci VIII-të e shprehi me këto fjalë: Papa do të jetë shpata e botës dhe shpirtit. Mirëpo Papa u burgos në Avinjon të Francës, ku qëndroi prej vitit 1305 deri 1377, kur u kthye përfundimisht në Romë.
Kthimi në Romë i Papës Gregori IX-të, prej robërisë së Avinjonit (Francë) shkaktoi një ndarje të re kur kardinajt francez zgjodhën papën e tyre. Kështu prej dy Papëve, më vonë do të jenë edhe tre, besimtarët dhe njerëzit me zë shenjtërie, nuk dinin cili prej tyre është Papa i vërtetë dhe cili është i rrejshmi. Atëherë u hap në teologji mendimi se Koncili në Konstancë (1414) tërhoqi të tre papët dhe zgjodhi papën e ri. Megjithatë Koncili i Bazelit dhe Ferrarës (1437) zgjodhën përseri një kundërpapë (antipapë). Në punët e brendshme të Kishës, kanë ndërhyrë edhe pushtetet civile dhe mbretërit e asaj kohe.
Situata e udhëheqësisë në Kishë, shekullarizmi i klerit dhe i disa papëve kuptohet se ndikoi në moralin e popullit të thjeshtë. Të përmendim papën Aleksandrin VI (1492-1503), prej familjes së famshme Borgia; papën Julin II (1503-1513) i quajtur ‘i trishtueshmi’, per arsye të trupit të madh; papa Luani X (1513-1531) i zgjedhur si kardinal i ri 38 vjeçar, i cili është shumë i meritueshëm në fushën e veprimtarisë artistike, ishte Mecena i madh, bamirës i artistëve të mëdhenj. Kështu janë marrë me punë të tjera shekullore, humaniste, politike dhe s’kanë marrë kurrëfarë hapi për reformën shpirtërore të besimtarëve. Për shumë shpenzime ndihej nevoja e madhe për të holla dhe janë trilluar disa tatime të ndryshme, saqë edhe tregti me ndjesa dhe shërbime fetare. Kështu janë mbledhur të hollat edhe për ndërtimin e Kishës, Bazilikës madhështore të Shën Pjetrit në Romë. Të gjitha këto shkaktuan reagimin e rreptë të Luterit për reformat e dhunshme në Kishë.

Rruga drejt bashkimit

Megjithëse Melantoni në ‘Besojmën e Augsburgut ‘ (1520) u mundua të tregojë se mësimi i protestantëve nuk i kundërshton Kishës së Romës. Mirëpo të gjitha ato ndodhi të gjendjes së brendshme kritike në Kishë tundën autoritetin e Papës në Kishë dhe në botë si edhe doktrinën, mësimin zyrtar të Kishës.
Shumë pyetje doktrinave janë dukur të paqarta dhe iu hap dera mësimeve të ndryshme të gabueshme. Ndër ta edhe problemi i fesë dhe i veprave të mira si mjete shëlbimi. Domethënë nëse për shëlbim është e nevojshme vetëm feja, në këtë rast nuk kërkohet as morali i Jezu Krishtit.
Morali i protestantizmit mund të shpjegohet me këtë fjalë: ‘Duaje Zotin dhe bëj çfarë të duash’. Mirëpo dashuria e vërtetë a mund të bëj vepra të këqija? Luteri pra porositi veprat e Krishtit duke demaskuar dhe sulmuar veprat farizeike. Pastaj edhe jeta e të krishterit nëpër paganizëm bashkohet me Krishtin duke u bërë një me Të. Prandaj edhe parimi i tyre se feja na shëlbon nuk është më pengesë e pakalueshme për bashkim të të krishterëve.
I vetmi problem do të ishte papati, doktrina e Kishës mbi rolin e Papës, edhe pse kundërshtimi i tyre sot nuk është më frontal, siç ishte gjatë shekujve. Megjithatë historiani i njohur protestant Harnaku theksoi se sikur të kishte qenë Koncili i Trentos gjysëm shekulli më parë, nuk do të kishte arsye Luteri të nisë reformen.
Sot problemi kryesor në dialogun ekumenik për protestantët është: meshtaria, episkopati, papati, prania e Jezusit në Eukaristi.
Koncili i II i Vatikanit hapet në një kohë të volitshme për ekumenizëm, për përpjekje drejt bashkimit të krishterëve. Të dy palët tregojnë një dinamizëm në ndërmarrje të reja. Shenja pozitive në këtë drejtim është edhe ‘Dokumenti protestant mbi Pagëzimin, Eukaristinë dhe Meshtarinë’. Poashtu shumë pozitiv është edhe kontributi i dukshëm përmes takimit të personave katolikë dhe protestantë ekspertë në teologji, sidomos të përfaqësuesve me të lartë të protestantëve me Papën. Kështu edhe bashkëpunimi dhe takimi në fusha të ndryshme, si psh. Samiti i Bazelit për mbrojtjen e ambientit dhe për shpëtim të botës nga luftërat.
Ende shumë rrugë do të bëjmë deri që të bashkohemi or kush ka mundur parashikoi para Konçilit II të Vatikanit, se sa përparime do të bëhen për 30 vjet me ndihmën dhe frymëzimin e Shpirtit Shenjt.

Periudha e Reformës

Në nderimin që dominonte periudhën midis Reformimit Protestan të Mesjetës dhe shekullit të XVI, puna që pati më shumë influencë ishte Imitimi i Krishtit nga Tomas de Kempis (1380-1471). Libri është një dëshmi e ndërgjegjësimit për vdekjen dhe mendimit të përgjithshëm se jeta është një luginë lotësh. Të dyja pasqyrojnë trashëgiminë mesjetare. Disa historianë të kishës e kanë quajtur Imitimin librin e dytë ndikues në historinë e Kristianizmit, i dyti pas Testamentit të Ri. Ai lëshon një aromë pakënaqësie-humorin e Holandës, nga ku doli. Gjithashtu jepet aroma e dëshirës për të përjetuar ngushëllimin fetar e njejta dëshirë që dukej qartë në biografinë shpirtërore të Martin Lutherit. Megjithatë Imitimi, përfaqëson vetëm një aspekt të periudhës para Reformacionit. Faktorët politikë kishin padyshim një ndikim dominant sikurse ishte edhe murtaja e shekullit XIV, nga e cila vdiqën tre të katërtat e popullsisë së Europës dhe Azisë e që ngjalli një frikë të madhe nga djajtë dhe magjistarët dhe e bëri të qartë impotencën dhe vdekshmërinë e njerëzimit.
Gjatë fundit të shekullit XIV dhe XV, autoriteti i papës ishte në çrregullim të plotë. Një farë kohe kishte dy pretendentë për fronin e Pjetrit, një në Romë dhe një në Avinjon. Në lindje muslimanët mbanin Azinë e Vogël dhe Greqinë, fitorja e tyre më e madhe ishte në Kostandinopojë në vitin 1453. Më vonë, në shekullin XV, pjesa jugore e Spanjës ishte nën kontrollin musliman, ndërsa në Itali fryma e Rilindjes dukej më e fortë se përpjekjet për ta reformuar pozicionin e papës. Krahas kësaj, kishte edhe fërkime midis sunduesve vendas brenda mbretërisë Italiane, Franceze dhe Gjermane; klasat e mesme lindën si rezultat i jetës së qytetit dhe ndryshimeve ekonomike; dhe sulmet paraluterane ndaj korrupsionit të Kishës nga Lolardët (pasuesit e Gjon Wiklif-it në Angli) dhe Husitëve (pasuesve të Jan Hus-it në Bohemi).
Shkëndija që ndezi periudhën e Reformacionit ishte Martin Luteri (1483-1546), një murg i tipit augustin i cili në studimet dhe kërkimet shpirtërore ishte i bindur se zemra e ungjillit ishte përligja e Paulinës me fe (besimi se vetëm feja e bën një njeri të jetë në rregull me zotin). Vetëm duke ringjallur temën e Paulinës Kristianizmi mundi të rifitonte fillimet e tij të pastra. Sikurse ka treguar edhe Gjon Kent, ka një lidhje midis kësaj ideje qendrore luterane dhe temave të lirisë fetare dhe sigurisë fetare që i preokupoi Protestanët më vonë. Përligja me fe do të thoshte rënien e një sistemi të tërë që kishte ngritur kisha katolike nga fundi i mesjetës-Mesha, sakramenti, tespijet, etj.
Luteri kaloi në veprim nga butësia (heqja e ndëshkimit purgatorial nga papa për mëkatet e bëra) që dikush mund t’i merrte për vepra të mira, përfshi këtu edhe dhënien e lëmoshës. Por kjo praktike kërkon një llogari ekonomike. Papët kishin shpenzuar me tepri për artin dhe kulturën gjatë periudhës entuziazte të Rilindjes. Leoni X, p. sh. kishte rreth 125.000 dukatë borxh në kohën që ai miratoi misionin e predikimit të Johan Tetzel, kundërshtari i parë i Luterit., mision ky që përfshinte dhënien e një ndihme për ndërtimin e një godine të Shën Pjetrit në Romë. Për Luterin i gjithë sistemi: ekstravaganca e papës, pretendimet e tij për të kontrolluar meritat e shenjtorëve, nga të cilat ai mund të nxirrte “kredi” për të mbuluar mëkatarët, dhe fokusimi i ekonomisë në meshat, është një blasfemi e vërtetë. Më 31 tetor 1517, tradita thotë, Luteri gozhdoi të 95 tezat te dera e kishës së kështjellës në Wittenberg, e cila arriti në një sfidë formale të sistemit.
Shumë gjermanë, të cilët për arsye politike dhe fetare kishin ankesa ndaj papës së Romës e mbështesnin Luterin. Me zgjerimin e këndvështrimit të tij, ai e bëri Biblën arbitrin e besimit të krishterë, deklaroi përparësinë e ndërgjegjes së individit, ngriti më lart statusin e njeriut të thjeshtë, dhe nxiti përdorimin më shumë të dialekteve se sa të latinishtes. Luteri theksoi se vdekja e Krishtit në kryq ishte unike dhe mësonte se Eukaristia kryesisht kremtojnë më shumë Darkën e Fundit se sa vdekjen e të Krishtit që përfaqëson sakrificën e tij për të tjerët. Mbi bazën e kësaj bible ai e gjykonte doktrinën e purgatorit të pabazë dhe praktikën e një jete në manastir një lajthitje. Meqë Luteri ishte një predikues i mirë, ai i bëri këto ide objekt diskutimi në treg. Duke përkthyer Biblën me një gjermanishte të mrekullueshme ai vendosi shtyllën e reformës brenda mundësive të njerëzve të pashkolluar (dhe pothuaj standartizoi gjermanishtën në nivel të lartë). Së fundi largimi i Luterit nga manastiri dhe më vonë martesa e tij bëri që mijëra të tjerë të largoheshin nga kuvendet.

Përhapja e periudhës se Reformacionit

Reforma e Luterit në Gjermani çoi në kryengritje kudo. Në Zvicër, Ulrih Zwingli (ndër folësit e gjuhës gjermane) dhe Gjon Kalvin (ndër folësit e frengjishtës) çoi në tema të ngjashme. Në Angli, Henri VIII dhe Tomas Kranmer e ndanë kishën e tyre nga Roma. Përgjithësisht këto shkrime të reformatorëve tregojnë influencën e lëvizjes humaniste, nga Rilindja e tutje, e cila e kishte shkatërruar kuadrin skolastik. Gjithashtu, ato tregojnë për një lidhje me lëvizjet shpirtërore të cilat kërkonin një besim më të ndjerë. Me përfundimin e periudhës së Reformacionit, Luteranizmi hodhi rrënjë në vendet kryesisht me një ekonomi bujqësore si p.sh Gjermania dhe Skandinavia, ndërsa Kalvinizmi hodhi rrënjë në vendet me ekonomi tregtare si p.sh Franca, Zvicra franceze, Belgjika dhe Holanda.
Kalvini kishte shumë influencë në Amerikë qysh kur Franca dhe Belgjika iu kthyen katolicizmit, ndërsa Kalvinizmi holandez u përzje me respektin e vjetër i mbështetur nga Imitimi i Krishtit dhe humanizmi i Desiderius Erasmus. Në Amerikë, puritanët nga Anglia u frymëzuan nga dëshira e Kalvinit për të nderuar Zotin duke ja kushtuar të gjithë jetën e tij mbretërimit. Për pasojë, ata u munduan të zhvillojnë një shtet teokratik. Nocionet e Kalvinit për pushtetin e zotit të udhëhequra nga Xhonathan Eduards, teologu i parë i madh amerikan dhe nëpërmjet Eduardit pjesa më e madhe e “Zgjimit të Madh” (lëvizja për ringjallje që Eduardi ndezi në Anglinë e re nga viti 1740 deri në vitin 1743) dhe jeta e mëvoshme fetare mbante vulën e Kalvinizmit. Nëpërmjet predikimit të Xhon Knoks, Skocia u bë strehë për Kalvinizmin dhe kur erdhën në Amerikë, emigrantët skocezë sollën traditën e tyre Kalviniste (presbiteriane) për ta përdorur si në biznes ashtu edhe në jetën e kishës.
Nga mesi i shekullit të XVI deri në mesin e shekullit XVII, luftrat fetare shkatërruan Europën. Në Francë ato krijuan fërkime civile. Edikti i Nantes (1598) ruajti statuskuonë: zonat protestante mbetën protestante, zonat katolike (shumica) mbetën katolike. Në Holandë luftrat patën karakterin a rebelimit kundër Spanjës. Pjesa veriore e Holandës u bë në pjesën më të madhe të saj protestante, ndërsa pjesa jugore e Hollandës mbeti nën pushtetin e Spanjës, pra Katolike. Gjermania u bë fusha e betejave më të ashpra. Deri në vendosjen e paqës së Mynster-it (1648) u bë kërdinë e madhe. Përfundimi në Gjermani ishte thënia e famshme “Cuius regio, ejus religio”.
Në Angli, Henrikut VIII-të iu dukën rrymat e Reformacionit të dobishme në luftën e tij me autoritetin e papës për të anuluar martesën me Katerinën e Aragonës. Henri deklaroi mbretin si personin suprem për të gjitha çështjet që preknin Kishën në Angli dhe ai me shumë dëshirë mori tokat dhe të ardhurat e kuvendeve për të financuar luftën e tij kundër Francës. Nga viti 1553 deri në vitin 1558 Mary Tudor e bëri Anglinë katolike përsëri. Por në vitin 1571, nën vajzën e Henrit, Elisabetën e parë, ipeshkëvet anglezë botuan 39 nenet e tyre të besimit, të cilët e bënin formal shkrirjen e tyre të veçantë të Protestanizmit dhe Katolicizmit.

Reforma katolike

Përgjigja katolike ndaj Reformimit Protestant u bë në Koncilin e Trentos (1545-1563). Trenti afirmoi mbështetjen e kishës në të dyja biblat dhe traditën, forcën efektive të kungatës, nevojën për qeniet njerëzore për të bashkëpunuar në përligjien (d.m.th. nuk ka përligjie vetëm me anë të besimit) dhe mundësia e mëkatit pas përligjies (e mohuar nga disa reformatorë). Gjithashtu ajo shtroi nevojën për reforma në edukimin fetar dhe një pastrim rrënjësor për të hequr shkujdesjen dhe korrupsionin që i kishin bërë akuzat ndaj reformatorëve më se të besueshme. Ndoshta një nga agjentët më të fuqishëm të Reformacionit katolik ishte Shoqëria e Jezusit (jezuitëve) të cilët papa Paul III e aprovoi në vitin 1540. Themeluesi i saj ishte Ignatius i Loyola, një bask.
Shokët e Ignatius-it menjëherë treguan se ishin kombinimi më i mirë i të mësuarit dhe besimit të zellshëm. Prandaj , atyre ju caktuan më shumë detyra mësimore dhe mision të cilat kishin për qëllim ringjalljen katolike. Peter Kanisius në Gjermani, Robert Bellarmini në Itali dhe Francisko Suarez në Spanjë ishin intelektualë dhe edukatorë të cilët kishin të bënin shumë me rivitalizmin e Katolicizmit në vendet e tyre. Edhe misionarët Jezuite në Afrike si Francis Xavier, Matteo Ricci dhe Roberto di Nobili, patën sukses të madh. Xavier ishte një figurë karizmatike e urdhërit të parë, i aftë për të nxitur turmat edhe kur nuk dinte gjuhën e tyre. Ricci dhe di Nobili morën zakonet e njerëzve me të cilët punonin (kinezë dhe indianë) dhe përballuan detyrën e madhe për të formuar versione të kristianizmit që t’i përshtateshin vendit. Jezuitët ilegalisht u shërbenin katolikëve në Angli (disa prej tyre humbën jetën gjatë përpjekjeve) dhe shkuan në Botën e Re për të kryer misionin në Kanada, në Amerikën jugore dhe në Amerikën Latine.

Zhvillime të mëtejshme

Një shekull pas të 95. tezave të Luterit, Europa u përfshi në valët e Reformacionit dhe Kundër Reformacionit (Reformacioni Katolik). Në Angli, alternimi i monarkëve Katolikë dhe Protestantë çoi në një sëri masash represive, ndërsa Kalvinizmi së pari i Skot Gjon Knox-it dhe pastaj i rigorozëve të quajtur Puritanë solli shumë fitime. Spanjollët dhe portugezët eksportonin katolicizmin nëpërmjet aventurave të tyre tregëtare. Për pasojë, ndarja kristiane u bë një çështje mbarëbotërore.
Amerika e shekullit XII u bë strehë për Protestantët të cilët ju kundërvunë praktikave shtypëse në tokat e tyre dhe që theksonin të drejtat individuale të ndërgjegjes. Kisha e Anglisë, ishte e fortë në Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolinë. Kisha holandeze e reformuar dominoi Nju Jorkun dhe Nju Xhersin. Gjermanët dhe holanezët u mblodhën në Pensilvani, ndërsa kongrecionalistët dominuan Anglinë e re. Katolikët ishin një grup i rëndësishëm në Merilend. Meqë, parimi i Reformacionit për ndërgjegjen individuale ushtroi ndikimin e vetë, gjithnjë e më shumë grupe u ndanë për të kërkuar vende ku mund të zbatonin bindjet e tyre qetë. Sipas Sidni Mid, karakteri i fesë amerikane ka qenë i tillë që ai të formonte kulturën dhe ligjin kombëtar mbi bazën e pluralizmit të tij.
Gjatë Reformacionit të tij, Katolicizmi vendosi standarde të reja për papët dhe klerikët e tij. Gjithashtu ai mori një frymë të re (shumë jezuitë) e cila u përpoq t’ja adaptonte respektin tradicional epokës së re të ndërgjegjes individuale. Komentuesit kanë përcaktuar Ushtrimet Shpirtërore të Loyoles si librin e tretë të krishterë për nga influenca. Nëse zëvendësojmë ”Katolik” me të “Krishterë”, të dy fjalët gati të sakta. çështja qendron në mënyrën e përsiatjeve për skena të ndryshme të ungjillit, por Ignatius i hartoi ato për të sjellë “dallimin e shpirtrave” dhe një zgjedhje për mënyrën e jetesës. Disa komentatorë venë në dukje se misticizmi i Ushtrimeve është një zhvendosje tek pjesa e brendshme në përputhje me zhvendosjen e mistikëve bashkëkohorë spanjollë Teresa e Avilës dhe Gjoni i Kryqit dhe se Ushtrimet e sjellin traditën mistike mesjetare deri sot duke e përshtatur atë më shumë me jetën aktive. Disa komentatorë të tjerë kanë treguar parashikimin e Ignatius-it për “mistagogjinë” moderne (ushtrohen në eksperiencën e zotit) dhe dialektikat mistike. Nga ushtrimet shpirtërore dhe vepra të tjera të Reformacionit Katolik, Kisha Romane mësoi se si njerëzit punojnë në botë me shpresën për të gjetur Zotin në gjithçka. Kjo e bëri të lehtë për Romën që të bekojë urdhërat e reja të priftërinjve, vëllezërve dhe murgeshave.
Sikurse ka treguar Robert Makafe Braun, shpirti i Protestianizmit që ka ardhur nga shekulli i XVI thekson, së pari nocionin e vetë reformës të asaj që duhet ndryshuar feja sa kohë je larg vullnetit të shejntë të Zotit. Së dyti, ai thekson pavarësinë e Zotit, autoritetin e Biblës, priftërinë e të gjithë besimtarëve dhe zanatin e të paditurve për të ushtruar fenë e tyrene mes të kësaj bote jo vetare. Qysh me Luterin dhe Kalvinin, Bibla ka qenë libri më i mirë si për lutjen e protestanëtëve edhe për teologjinë e tyre, ndërsa sikurse ka sugjeruar sociologu i historisë Maks Weber disiplina protestane ka qenë përbërëësi kryesor në ngritjen e kulturës kapitaliste.
Refomacioni i la Protestanët dhe Katolikët në mosmarrëveshje, dhe konflikti ka pushuar vetëm vitet e fundit. Sot shumica janë të mendimit (pavarësisht nga mendimi i disave si në Irlandën e veriut) se Reformatorët kishin ankesa të ligjshme dhe se kthimi i tyre tek Bibla e rinovoi besimin. Nga ana tjetër, edhe studjuesit Protestanë dhe Katolikë janë të mendimit se shumë nga defektet në Krishtërimin modern rezultojnë nga që ai nuk ka sensin e traditës katolike dhe autoritetin e përbashkët. Detyra për të bashkuar të gjitha kishat e Krishtera në të ardhmen, do të thotë për të krishterët që të bashkojë copëzat përsëri.

Periudha Moderne

Në këtë seksion vemendje i kushtohet shekujve XVIII dhe XIX, ndonëse aspektet e modernizmit gjenden qartë në shekullin e XVII dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Nga moria e ngjarjeve dhe mendimtarëve të cilët formësuan shekujt e XVIII dhe XIX, duhet të përzgjedhim ato që janë më të rëndësishme. Është e qartë se Iluminizmi ishte e rëndësishme sikurse ishin të rëndësishme revolucionet politike në Francë dhe Amerikë, që ishin të lidhura me të. Po kështu, revolucioni industrial dhe kolonizimi Europian i një pjese të mirë të Afrikës dhe Azisë kanë ndikimet e tyre. Përsa i takon mendimtarëvet, vija nga Dekarti te Marksi që kalon përmes Humes, Kantit dhe Hegelit është ndoshta nga më të rëndësishmet.
Jeta fetare e perëndimit ndryshoi jashtëzakonisht shumë në periudhën e modernizmit. Ajo duhej të hahej me mendimin e ri politik, filozofik dhe shkencor. Akoma më thellë, për herë të parë ajo ndeshi me kundërbesimin pasionant pasi si lëvizje apo kauzë modernizmi ishte kundër idesë së mbështetjes tek Zoti për një angazhim të thellë ndaj fuqive të njerëzimit.
Heribert Raab ka shkruajtur, “Iluminizmi tregon lëvizjen më revolucionare që ka bërë Oksidenti gjatë historisë” duke ju referuar pikëpamjes së historianit protestan Ernst Troelc se Iluminizmi shënon fillimin e periudhës moderne të kulturës Europiane duke i dhënë fund kulturës teologjike dhe klerikale.
Iluminizmi filloi në Holandë dhe Angli në mesin e shekullit XVII, por u shfaq me shenja më dalluese në Francë dhe Gjermani. Filozofia materialiste franceze racionaliste dhe materialiste (si Volteri, Helvetius dhe Komte) dhe veprimi politik revolucionar e patën burimin nga Iluminizmi. Në Gjermani, Leibniz, Lessing dhe Kant ishin pasardhësit e parë filozofikë të saj, ndërsa “despotizmi i ndriçuar” i Frederikut të Madh dhe Jozefit II ishte një rezultat politik.
Mendimtarët e Iluminizmit e panë veten e tyre si pjesë të lëvizjes për progres, shprehje e së cilës ishte kritika. Ata konsideruan si armik të tyre injorancën, intolerancën dhe shtypjen duke u betuar se do të luftonin çdo manifestim të tillë në kulturën kombëtare. Për të fuqizuar këtë luftë, ato iu përmbajtën modelit të shkencës fizike të re (veçanërisht asaj të Njutonit). Kjo do të thoshte që të vendoseshin qëllime të qarta, saktësi dhe një rregull i arsyeshëm. Kështu, Iluminizmi ishte një afirmim i fuqishëm i kapacitetit njerëzor për të arsyetuar. Për më tepër, ajo pranonte se edhe krijimi edhe natyra njerëzore ishin në thelb të mira, duke krijuar mundësitë për një progres të madh. Gjërat do të përmirësoheshin dhe liria do të rritej pasi kritika e bazuar në një logjikë të besueshme shprehte natyrën njerëzore të besueshme në një rregullsi natyrore të besueshme.
Në mënyrë shumë të qartë, pikëpamja e Iluminizmit për natyrën njerëzore binte ndesh me atë të kristinizmit tradicional. Ndonëse arsyeja kishte një vend të rëndësishëm në sintezën mesjetare skolastike, kujtesa mesjetare kurrë nuk e vuri në dyshim se natyra njerëzore perfeksionohet nëpërmjet hirit hyjnor. Sipa mendimit Iluminist, si Protestantët dhe Katolikët, si arsyeja njerëzore ashtu edhe dashuria njerëzore vuajnë nga efektet e hidhura të mëkatit, duke rezultuar se vetëm Zoti mund të plotësojë atë që duan të arrijnë ata. Iluminizmi i kundërshtonte besimet e të dy periudhave. Në fakt Aleksandër Pope (1688-1744) e përmblodhi epokën e tij kur tha se preokupacioni i duhur i njeriut është njeriu. Duke u mbështetur tek humanzimi i Iluminizmit si dhe në individualizmin e Reformacionit, mendimtarët e Iluminizmit arritën në përfundimin se gjërat jashtë provincës së eksperiencës njerëzore janë të rëndësisë së dorës së dytë. Mënyra se si e përcaktojmë ne eksperiencën njerëzorë është një pyetje e rëndësishme. Udhëheqësit e Iluminizmit synonin të mos besonin si besimin mistik dhe arsyen sistematike (Hegeli ishte një përjashtim), duke preferuar në vend të tij empirizmin. Kështu, Hume krijoi një përshtypje të thellë duke e kufizuar mendimin njerëzor të vlefshëm në atë që mund të verifikojë ndijimi. Në sferën politike, mendimtarët e rinj kërkonin të vendosnin ligje empirike të natyrës njerëzore që mund të ndihmojnë, të krijojnë liri, vëllazëri dhe barazi. Edhe kur një filozofi e tillë apo shkencë politike lindi në mënyrë fare abstrakte (siç ishte rasti i filozofive revolucionare franceze) të gjithë kishin mendimin se teologjia dhe zbulimi ishin të pa vend.
Për Kantin dhe Hegelin, novatorët e mëdhenj në filozofinë moderne të ndërgjegjes, arsyeja që ajo ishte për të siguruar “sistemin” nuk varej nga besimi tradicional. Kështu, nocionet biblike, konciliare madje edhe të Reformacionit lidhur me atë se si gjërat në botë nuk pranoheshin gjatë Iluminizmit. Duke ju kthyer temës së mendimit, realiteti u bë fusha që tani e quajmë botë jo fetare. Më tej, bota e shenjtë që brezat e kaluar e konsiderojnë si më objektive, nuk kishte më vend në pikëpamjen e re botërore. Vetëm si një manifestim të shprehjes njerëzore, qoftë kjo individuale apo sociale, feja meritonte vëmendje.
Padyshim, shumë faktorë ndikonin për këtë kthesë subjektive, dhe jo të gjithë ato e kishin burimin tek krenaria njerëzore. Pakënaqësia e përgjithshme ndaj fesë, që ishte shumë e merituar pas gjithë atyre luftrave fetare, sigurisht e bënte një fillim të ri humanist tërheqës. Natyra imponuese e institucioneve klerikale, të cilat vazhdimisht shkelnin mbi të drejtat e individit dhe ishin kundër hulumtimeve shkencore të lira, e bëri antiklerikalizmin tejet të shëndetshëm (Inkuizicioni spanjoll dhe masakra e Oliver Kromuell-it ndaj Irlandezëve, janë shembuj të tmerrshëm që tregojnë që feja është përdorur për të poshtëruar qeniet njerëzore).
Në shkencat, entuziazmi i zbulimeve empirike dhe diferencimi i ngadalshëm i kanunit të gjykimit kritik dukej të ishin forcat që i kundërviheshin fesë. Nën flamurin e fesë grumbullohej aq shumë supersticion dhe anti-intelektualizëm sa vetëm ndershmëria i largoi shumë njerëz me kulturë nga kisha. Ata më të mirët dhe më të mençurit shpesh gjendeshin para një situate të tillë ku i duhej të zgjidhnin midis dashurisë së tyre për kulturën njerëzore (inteligjencën, gjykimin e kthjellë dhe dhimsurinë që përfaqësojnë njerëzimin më së miri) nga njera anë dhe fesë, Krishtërimit e madje edhe Zotit.
Sidoqoftë, zbatimi i besimeve të Iluminizmit në filozofi dhe politikë vërtetoi që nuk ishte një ndihmë e pakualifikuar. Arsyeja dhe humanizmi i çliruar nga prangat krijonte tmerre që i sfidonte njerëzit e fesë dhe të inkuizicionit. Për shembull, gjakderdhjet e revolucionit francez ndryshonin pakëz nga ato të luftrave fetare duke treguar se jo çdo lloj fanatizmi trumpetonte Zotin. Kushtetuta amerikane, pavarësisht nga borxhi që i kishte humanizmit të Iluminizmit dhe shprehjes së saj të lirisë demokratike, ishte kuadri i një kulture që shpesh i trajtonte njerëzit me ngjyrë dhe gratë si të ishin më pak qenie njerëzore. Damka Marksiste-leniniste-maoiste e fesë politike, e cila i detyrohet shumë Hegelit, krijoi regjimet totalitare jo njerëzore. Ishte pakëz çudi, që Erik Voegeline gjeti rrugën nga Rilindja tek revolucioni si një rrugë të vetë hyjnizimit-një mënyrë e keqe për të vendosur një qenie njerëzore në fronin e misterit hyjnor që të shtypnin më pas çdo qendrim opozitar.
Ata që mbronin urdhërin e para Iluminizmit thonin që gabimet në urdhërin e ri ishin të holla dhe të qarta. Për sa i përket anës së hollë, një analizë kritike e eksperiencës tregonte se realiteti ka më shumë se sa njihte filozofia e Iluminizmit. Për shembull, mendimi mistik, mitik, poetik, romantik dhe madje edhe ai shkencor, shpjegohen në mënyrë shumë të varfër nga epistemologjia e Iluminizmit (teoria e njohjes). Përsa i përket qartësisë, vëzhgimet e bëra për sjelljen njerëzore tregojnë se punët publike rallë herë drejtohen nga arsyeja. Duke i vënë këto dy kundërshti sëbashku, apologët Kristianë thonin se një eksperiencë e Zotit mund ta cojë dikë përtej arsyes empirike dhe se nuk ekziston një mungesë arsye e cila etiketohet me fjalën “mëkat”. Një trashëgimi e madhe e modernizmit është debati i vazhdueshëm perëndimor mbi thesaret dhe besueshmëritë e arsyetimit kritik.

Periudha bashkohore

Parimet e reformimit dhe modernizmit kanë funksionuar për më shumë se një gjysëm shekulli që nga koha e Martin Luterit. Fryma reformuese vazhdoi si brenda dhe jashtë Luterizmit dhe Kalvinizmit, shpesh duke thjeshtësuar Kristianizmin, për të dhënë një besim dhe adhurim biblik të ngurtë. Kështu, Puritanizmi, pjesë të fesë Metodiste dhe Baptiste e çoi Protestianizmin më tej nga dogma katolike dhe teologjia e kungimit. Në reagimin ndaj kësaj rryme, Katolicizmi anglez u përpoq të ndërhynte midis traditës katolike të lashtë dhe instinktit protestant për nevojat e reja fetare të shoqërisë së pas Rilindjes. Megjithatë, rryma e sektarianëve Protestanë solli valë të eksperiencës entuziaste individuale, e cila nga ana tjetër inkurajonte predikimin emocional. Ndërkohë autoriteti katolik tradicional e luftonte modernizmin dhëmbë për dhëmbë vetëm duke pranuar dijet moderne dhe konceptet moderne të të drejtave të njeriut në shekullin e XX.
Gjatë shekullit XIX Iluminizëm do të thoshte liberalizëm në çështjet fetare. Kristianizmi u përshtat sipas nevojave të kohës, të cilat sipas humanistëve ishin kryesisht humaniste në karakter. Parulla e Adolf Harnakut se esenca e Krishtërimit është “atësia e Zotit dhe vëllazëria e njeriut” rrethon një pjesë të mirë të shpirtit liberal.
Sipas rastit, si liberalët edhe evangjelistët (njerëz të futur thellë në ungjill) bënin presion për ndryshime sociale. Revolucioni industrial krijoi disa kushte punë të thella dhe eksponentët e ungjillit social ranë dakord me Karl Marksin se kushte të tilla e shkatërronin dinjitetin njerëzor. Në teologjinë e çlirimit të viteve të fundit, kjo ngjashmëri me aspekte të Marksizmit është bërë e qartë pasi shumë teologë të çlirimit po kombinojnë analizat ekonomike marksiste me besimet Kristiane. Ato më elokuentet janë latino amerikanët, por mendimi i tyre ka depërtuar këshillat si të Gjenevës Protestane ashtu edhe të Romës Katolike. Kohët e fundit, zezakët, aziatikët dhe femrat në Amerikën e Veriut të cilët duan të inkurajojnë ndryshimet sociale nëpërmjet besimit radikal Kristian janë bashkuar të gjithë me teologjinë e çlirimit.
Në historinë fetare Amerikane, tema qendrore ka qënë ajo që Martin Marty e quan “perandoria e drejtë”. Me këtë frazë ai synon të përmbledhë eksperiencën Protestane në botën e re. Ajo përfshin detyra hyjnore në këtë botë të egër, detyrat e shenjta për të bërë Izraelin e ri të Zotit dhe fat dhe manifest për t’i treguar botës një shoqëri me të vërtetë Kristiane. Pati disa ndarje të perandorisë si pasojë e ndarjeve midis disa kishave Kristiane amerikane, kështu që pati një zgjidhje të dëshirueshme për një kod civil që i garantonte të gjithë qytetarëve të tij lirinë fetare, lirinë e ndërgjegjes dhe ndarjen e Kishës nga shteti .
Përpjekjet e figurave të Rilindjes si Xhefersoni dhe Frenklin për të bërë një shtet që të ishte humanist dhe mikpritës për shumicën e të krishterëve ka qënë një eksperiment mahnitës. Megjithatë, feja amerikane civile nuk ka qenë as krejtësisht kristiane as krejtësisht humane nëse matet me dogmën kristiane apo kritikën e pas Iluminizmit.

Kush ishte Martin Luteri?

Martin Luteri u lind më 10 nëntor 1483 në Eisleben të Saksonisë, Gjermani. Qysh prej fëmijërisë shkoi nëpër shkolla të ndryshme pasi ky ishte pasioni i babait të tij Gjonit që i biri ta njihte të vërtetën. Gjoni ishte dashamir i librit, dhe nën këtë frymëzim rritet edhe i biri. Në vitin 1505 Luteri diplomoi në Universitetin e Erfurtit në filozofi dhe në arte. Nga studimet e tepërta u sëmurë disa herë si i ri. Ai thoshte se “të dish të lutesh, është gjysma më e mirë e studimit”. Më 1507 u shugurua prift katolik. Në vitin 1508 u bë profesor në Univeritetin e Vitenbergut. Studioi greqisht dhe hebraisht dhe kështu ai jepte mësim edhe për Shkrimin e Shenjtë – Biblën. Zbulesë e Zotit për Luterin ishte një varg biblik i cili thoshte: “i drejti duhet të jetojë me besim” (Rom.1:7), dhe prej këtij momenti fillon reformimi i mendjes dhe i zemrës së tij. Vizita që i bëri Romës papnore më 1510 po ashtu pati një rol tejet domethënës për bindjet e Luterit pasi atje pa vetëm hipokrizi dhe doktrina të shumta jokrishtere. Luteri ishte prifti i parë që u martua pasi ai gjeti mbështetje jo te kisha katolike por tek Bibla. Ishte i martuar me Katarina Borën dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve. Më 31.X.1517 (që është edhe Dita e Reformacionit), në Vitenberg, në derën e kishës së qytetit, i vë 95 tezat e tij, me paralajmërimin se do t’i mbrojë publikisht pas tri ditësh. Tri ditët ishin ditët simbolike të ringjalljes së Krishtit, andaj me këtë kuptohej se do të ringjallej sërish kisha e vërtetë e Krishtit në Evropë. Kërkesa e këtyre tezave ishte reformimi i kishës katolike, por papa kundërshton këtë gjë. Pas mbrojtjes publike, fillojnë sulmet papnore. Në Kuvendin e vitit 1524, përfundimisht, shpallet kisha protestante. Më 1529, në Kuvendin e Shpajerit, një numër i vogël princash, nxjerrin një protestë për shkak të qëndrimit të mbretit gjerman, dhe të shumicës së princave, që kishin përkrahur reformacionin e Luterit. Më 1531, princat protestantë, formojnë Ligën Protestante. Martin Luteri vdiq më 18 shkurt 1546. Luteri nuk është një profet i protestantëve, por vetëm një shërbyes i Zotit. Përveç Luterit ishin edhe këto figura kyçe të reformacionit: Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M. V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J. A. Komenski, H. Bullinger etj.

Reformacioni ose tezat e Luterit
Më 31 tetor 1517 Martin Luteri i revoltuar me kishën katolike se nuk predikohej ungjilli i Krishtit, ai i shpalli 95 tezat e tij të njohuranë derën e kishës sç Vitenbergut. Tezat ishin mënyra, programi dhe platforma e reformacionit. Pesë tezat kryesore që nxitën edhe interesimin më të madh tek njerëzit nga shtresa të ndryshme në Zvicër, Francë etj. ishin këto:

Sola fide (Vetëm besimi)
Sola gratia (Vetëm Hiri)
Sola Christus (Vetëm Krishti)
Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi i Shenjtë)
Soli Deo Gloria (Lavdia i takon vetëm Zotit)

Reformacioni i Luterit u bë një lëvizje e madhe dhe e fuqishme gjithëpopullore, dhe synimi kryesor ishte liria individuale, zbatimi mësimit të Krishtit, decentralizimi kishtar, shembja e kultit të papës dhe rolit të tij në jetën e të krishterëve, përkthimi i Biblës në gjuhët kombëtare, adhurimi dhe lavdërimi të bëhej në gjuhët e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit të beatifikimit, ndalimi i shitjes së indulugjencave, mohimi i doktrinës së purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit të traditës mbi Biblën, shpallja legale e martesës së klerit etj.

Protestantët sot në botë
Mbi 10% e populates në botë janë të krishterë, pra më shumë se 600 milion njerëz kanë dëshmuar se janë të krishterë protestantë, kurse numri më i madh i tyre është në Amerikë, pastaj në vendet evropiane shumicë janë në Britani të Madhe, Gjermani, Holandë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Zvicërr etj. Reformacioni i Luterit edhe sot është i gjallë dhe vazhdon të përhapet nëpër shumë vende të botës, si në Kinë (më shumë se 40 milionë, në Brazil, më shumë se 25 milionë, në Kore të Jugut, më shumë se gjysma e popullsisë etj.) Sot, predikuesi dhe teologu më i njohur botëror i kishës protestante është Billy Graham.