Lajmet

Kisha në Mariastein ka dyert e hapura për lutje personale

Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau, në këtë kohë kur skemi mundësi të marrim pjesë në Meshën Shenjte, për arsye të Coronavirusit, ju lajmërojmë se mund të luteni personalisht ose si familje në Kishën e Mariastein, që është shumë e dashur për besimtarët tanë që jetojnë në Zvicër, gjithnjë duke zbatuar ligjet e Qeverisë federale (Bundesrat) dhe të Dioqezes së Bazelit në lidhje me masat parandaluese ndaj luftimit të pandemisë së Coronavirusit.
Lutemi për ju, që kjo e keqe që e ka kapluar Botën, të kaloi sa më parë!

***

Komunikatë për shtyp nga Kuvendi Benediktin në Mariastein

Ne do t’ju mbajmë të informuar për ndryshime eventuale, si ato të përcaktuara nga Qeveria federale e Zvicres ose Dioqeza e Bazelit.

Nuk do të ketë kremtime publike deri më 19 prill 2020.

  • Kisha është e hapur për lutje personale: prej orës 10.00 deri më 17.45
  • Kapela e Mëshirës mbetet e mbyllur.
  • Orari i kohës së lutjes personale vlen deri në njoftimin e dytë!
  • Rrëfimet dhe bisedat baritore vetëm në raste urgjente, sipas marrëveshjes paraprake me telefon (Tel. 061 735 11 11).
  • Deri më 30 Prill të gjitha shtegtimet e paralajmëruara anulohen.

Për më shumë informata mund të lexoni në web faqen zyrtare www.kloster-mariastein.ch