Lajmet

Misioni Katolik Shqiptar “Nëna Tereze” dëshiron të bashkëpunojë me Zvicrën Frankofone

Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër ka gjithsej rreth 30.000 besimtarë, por është akoma pak i njohur në pjesën frëngjishte-folëse të Zvicrës. Don Albert Jakaj, njëri prej tre misionarëve shqiptar të pranishëm në Zvicër, dëshiron të përmirësojë njëkohësisht praninë e Misionit në këtë rajon dhe bashkëpunimin me Kishën katolike lokale.
Don Albert Jakaj dhe bashkëpunëtori i tij Lazër Preldakaj po bënin një vizitë në Lausanne në fillim të korrikut 2020, dhe si çdo shqiptarë i pranishëm në këto anë nuk mundëshin që të mos ndaleshin tek truporja e Nënë Terezës që ndodhet në oborrin e Kishës Saint-Amédée, në Bellevaux. Dëshironin të bënin një foto te dy bashkë por ishte e pa mundur meqë ju nevoitej një person i tretë për të bërë një foto cilësore, por në atë moment nuk kishte lëvizje. Ndërkohë që po mundoheshin të bënin një selfie para se të largoheshin, më në fund nje zotëri kalon aty pranë dhe i kerkojnë nëse do mundej t’ju bënte një foto. Ndërkohë që po falenderonin zotërinë për mirësjelljen, ju drejtohet në frëngjisht: kjo është shqiptare. Theksi i zotërisë, por edhe reagimi i tij i lënë të kuptojnë se mund të jetë edhe ai shqiptar, dhe i drejtohen në shqip: A jeni shqiptar? Një surprizë e bukur. Zotëria, jo vetëm që ishte shqiptar, por ishte edhe vëllai i njërit prej kontribuesve më të mëdhenjë që ka bërë të mundur realizimin dhe vendosjen e Trupores së Nënë Terezës në vitin 2018, projekt ky i filluar pak kohë pas “kanonizimit” (shenjtërimit) nga Papa Françesku më 4 shtator të vitit 2016 të shenjtes shqiptare. Në fakt, ky projekt është realizuar nga Komuniteti shqiptar në Zvicër përtej dallimeve fetare, në shenjë bashkimi dhe harmonie ndërfetare.

Përforcimi i prezencës në Zvicrën Frengjisht-folëse (Suisse Romande)

Rastësi apo provani? Ajo që duhet thënë është se Don Alberti dhe Lazri kanë filluar me këmbë të mbarë ne Zvicrën frengjisht-folëse (Suisse Romande). Në fakt, tashmë u bënë disa muaj që po merren me njohjen e rajonit dhe mundësive që ai ofron, me qëllimin e vetëm praninë dhe zhvillimin e Misionit katolik shqiptar. Katolikët shqiptarë janë më shumë në numër në kantonet ku flitet gjermanisht. Por për Don Albertin, me selie në Aarau (AG), 10’000 besimtarët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut të pranismëm në këtë pjesë të Zvicrës (Veri-perëndim), janë një numër i konsiderueshëm besimtarësh dhe meritojnë që të jemi më shumë të pranishëm. Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër është krijuar para 30 viteve fillimisht në Luzern. Don Aleksander Kola, ka qenë misionari i parë i emëruar si përgjegjës për krejt besimtarët katolike shqiptarë të pranishëm në territorin zviceran. Një punë e madhe për një person të vetëm (një vreshtë e madhe me pak punëtor), ja përse autoritet kishtare vendosin krijimin e dy qendrave të tjera për Misionin Katolik Shqiptar para 15 viteve, njërin në Aarau (AG) dhe tjetrin në Sirnach (TG).

Të punojmë «së bashku» me besimtarët

Don Alberti është përgjegjës i Misionit Katolik Shqiptar që nga muaji nëntor i vitit 2019. Me 30 nëntor 2019, vetëm pak kohë pas emërimit të tij si përgjegjës ka kremtuar njërën ndër meshët e para në Zvicër me besimtarët katolikë të Renens dhe rajonëve frëngjisht folës përrreth. Misioni Katolik Shqiptar është i pranishëm në Renens që nga viti 1992, dhe në Lausanne (në famullinë Saint Amedée, ku festohet edhe festa e Nënë Terezës, e cila frekuentohet edhe nga besimtarët mysliman të Komunitetit shqiptar në Zvicër) dhe në Wünnewil-Flamatt (FR). Misioni Katolik Shqipëtar, është gjithashtu i pranishëm edhe në Carouge (GE) që tre vite. Don Alberti, është gjithashtu i disponueshëm në çdo moment që i kërkohet nga besimtarët që jetojnë në Zvicrën frengjisht-folëse për të bekuar një shtëpi (edhe pse, tre muajit e parë të vitit janë të rezervuara në mënyrë të veçantë bekimit të shtëpiave), një sakramentor që është akoma pjesë e rëndësishme e Traditës katolike shqiptare.
Prania e Misionit në këtë rajon është shumë e çmuar për besimtarët, por jo i mjaftueshëm sipas Don Albertit. Ai dëshiron, të krijojë një Asambale gjithëpërfshirëse të katolikëve shqiptarë të pranishëm në kantonet frengjisht-folëse, me qëllim që të bëjnë të mundur zhvillimin dhe ecurinë e pastoralit në këto rajone. Kjo asamble synon që të bashkojë një numër të madh të të pagëzuarve të pranishëm sipas frymës së sinodit. «Me këtë asamble, ne dëshirojmë të shmangim gabimet e të shkuarës, që do të thotë një pastoral ku meshtari „bënte çfarë dëshironte“ ndërkohë që besimtarët ishin thjeshtë konsumatorë, ose e thënë ndryshe spektatorë. Qëllimi i jonë është të „bashkëpunojmë me besimtarët“, në mënyrë që ti përgjigjemi edhe thirjes së Papa Françeskut». Don Alberti, dëshiron gjithashtu të bëjë të munduar katekizmin në gjuhën shqipe në këto zona, në mënyrë të veçantë sa i përket Katekumenatit (përgatitjes për pagëzim të të rriturve) dhe përgatitjes për martesë. Ofrimi i këtij shërbimi ka si qëllim t’ju ofrojë të gjithë besimtarëve mundësinë për tu përgatitur për këto sakramente për dy arsye kryesore që mund të jenë kultura dhe gjuha.

Jo të gjithë Shqiptarët janë myslimanë

Përveç kontaktit me mediat, si cath.ch (portali më i madh i Kishës katolike në të gjithë Zvicrën frengjishtfolëse), Don Alberti ka filluar të takojë edhe autoritet kishtare të kantoneve frengjishtfolëse. Një problem i vogël për Don Albertin, nuk flet frengjisht. Edhe këtij problemi i është gjetur zgjidhja, sepse ka gjetur ndihmën e Lazer Preldakaj që ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jo vetëm, vullnetarisht. Ky i fundit (Lazri), teolog shqiptar me banim në Payerne i cili bëri të mundur edhe realizimin e kësajë intervistë falë pranisë së tij si përkthyes.
Don Alberti, do dëshironte gjithashtu të bëjë të mundur një bashkëpunim sa më të mirë ndërmjetë Komuniteti katolik shqiptar dhe Kishës lokale ku besimtarët shqiptar jetojnë.
Përveç këtyre gjërave që thamë mësipër, njëri ndër qëllimet e kësajë interviste ka qënë gjithashtu edhe ndryshimi i një koncepti të gabuar që kanë vendet perëndimore ndaj shqiptarve, duke i quajtur të gjithë shqipëtarët myslimanë. Në fakt, 20% e shqiptarëve janë katolikë, dhe një shumicë e diasporës shqiptare është katolike, nënvizon Don Alberti.
Kjo afërsi me Islamin, është një pasuri e kuminiteti katolike shqiptar, të cilat njihen për vlerat e trashiguara nga të parët dhe që mbështeten në vëllazërie dhe tolerancë. Kjo gjë është e pranishme në të gjitha Trojet shqiptare nënvizon edhe njëherë Don Alberti. Në fakt, «bashkëjetesa mes besimeve në Shqipëri është shumë e njohur. Nuk është rastësi që Papa Françesku ka zgjedhur Shqipërinë si vendin e parë për të bërë një udhëtim Apostolik jashtë Italisë në vitin 2014. Kjo vizitë e Papës, ka ardhur në një kohë kur tensionet mes islamit dhe krishtërimit ishin shumë të forta në mënyrë të veçantë në Europë. Qëllimi i Atit të Shenjtë ka qënë ndër të tjera, përcjellja e një mesazhi të fortë duke u bazuar në modelin shqiptar, se bashkëjetesa në paqe mes besimeve është e mundur».
Në Zvicër, një simbol i fortë i këtij bashkimi, dhe bashkëpunimi ndërfetarë ka qenë realizimi dhe vendosjes së truporës së Shën Nënës Terezë në Lausanne. Kjo figurë e madhe e krishtërimit të shekullit të 20, shqiptare e lindur në Shkup (akutalisht Maqedonia e Veriut) dhe e kanonizuar shenjtëreshë në vitin 2016, e cila është e nderuar nga të gjithë me një devotshmëri të veçantë nga të gjithë shqiptarët përtej dallimeve fetare, nënvizon edhe një herë Don Alberti.

Komuniteti katolike shqiptar, një komunitet «Urë»

Një tjetër paragjykim është i nevojshëm për t’u çrrënjosur, sipas tyre (Don Albertit dhe Lazrit), dhe që ka të bëjë me imazhin e keq që kanë shqiptarët në përëndim. Ky imazh i keq «mendoj se është pjesërisht i lidhur me nënshtrimin dhe izolimin të fortë që populli shqiptar ka vuajtur gjatë kohës së Komunizmit, nënvizon Lazër Preldakaj. Me rikthimin e lirisë, shumë shqiptarë kanë vuajtur shumë për të gjetur veten e tyre dhe për tu përshtatur me një botë të panjohur si perëndimi dhe për të gjetur vendin e tyre, pa dashur që të justifikoj veprimet apo krimet e tyre, përfundon ai».
«Kam besimin e fortë se në Zvicër, Komuniteti shqiptar mund të luajë një rol kryesor në përmirësimin e marrëdhënieve mes Komunitetit myslimanë dhe atyre të krishterë duke u bazuar në tolerancën dhe moderimin për të cilin dallohen. Në fakt, në vendin e tyre ka shumë pak radikalizime, ndoshta edhe për arsye se komunizmi i egër ateist ka pasur si qëllim fshirjen e diferencave dhe zhdukjen e besimeve fetare. Kjo metodologji ka ndikuar në një farë mënyre në bashkimin e besimeve për t’i bërë ballë këtij Komunizmi të egër komunist.
Përveç kësaj, duhet nënvizuar se në kujtesën kolektive shqiptare, ndërgjegjja se islamizimi i Shqipërisë dhe i trojeve shqiptare është bërë në shekujt 17-18 me dhunë dhe jo me dëshirë». Duke u bazuar në raportet shumë të mira që kanë myslimanët dhe të krishterët shqitarë mes njëri-tjetrit në Zvicër, mendoj se mund të jenë si një «Urë» lidhëse ndërmjet grupëve dhe realiteteve te ndryshme shoqërore të pranishëm në këtë vend » nënvizon Don Alberti.
Shqiptarët katolikë të Zvicrës Frengjisht-folëse, nuk do ti kursejnë forcat e tyre për tu treguar të gjithëve se katolikët shqipëtarë ekzistojnë dhe që dëshirojnë të të marrin pjesë me praninë dhe dëshminë e tyre në mirëqënien dhe harmoninë mes njëri-tjetrit.

Qëndra katolike e Mediave për Zvicrën Frengjishtfolëse, Cath-info, 12.07.2020.
Centre catholique des médias Cath-Info, 12.07.2020: Raphaël Zbinden.
Përktheu nga frëngjishtja: Lazër Preldakaj.

Artikulli në gjuhën frënge: http://www.cath.ch/newsf/la-mission-albanaise-veut-collaborer-avec-la-suisse-romande/