Meditime

Papa Françesku: Letra Apostolike Patris Corde (Me zemër Atërore)

LETRA APOSTOLIKE
PATRIS CORDE
(ME ZEMËR ATËRORE)
E ATIT T
Ë SHENJTË
FRANÇESK
ME RASTIN E 150VJETORIT TË SHPALLJES SË SHËN JOZEFIT SI PAJTOR I KISHËS UNIVERSALE

Me zemër atërore: kështu Jozefi e deshi Jezusin, të cilin që të katërt Ungjijtë e quajnë biri i Jozefit.[1] Dy Ungjilltarët që kanë vënë në dukje figurën e tij, Mateu dhe Luka, tregojnë pak, por mjaftueshëm për të na bërë të kuptojmë se çfarë ati qe ai dhe se cili ishte misioni që Provania i kishte besuar atij. Dimë se ai ishte një zdrukthëtar i thjeshtë (krh.Mt13,55), se ishte i fejuari i Marisë (krh.Mt1,18;Lk1,27); po ashtu, ishte një „njeri i drejtë(Mt1,19), gjithmonë i gatshëm për ta ndjekur vullnesën e Hyjit dëftuar në Ligjin e tij (krh.Lk2,22.27.39) dhe nëpërmjet katër ëndrrave që ai pa (krh.Mt1,20; 2,13.19.22). Pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm nga Nazareti në Betlehem, pa të lindë Mesia në një stallë, sepse tjetërkund nuk pati vend për ta” (Lk2,7). Qe dëshmitar i adhurimit tëbarinjve (krh. Lk2,820) dhe i tre Dijetarëve (krh. Mt2,112), që përfaqësojnë popullin e Izraelit dhe popujt paganë. Pati guximin që të merrte përsipër atësinë ligjore të Jezusit, të cilit i vuri emrin që ia zbuloi Engjëlli: Ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij” (Mt1,21). Siç dihet, t’i vësh emrin një personi apo një gjëje te popujt e lashtë donte të thoshte ta bëje tënden atëgjë, siç bëri Adami në tregimin e Zanafillës (krh.Zan 2,1920). Në Tempull, 40 ditë pas lindjes, së bashku me Marinë Jozefi ia paraqiti Fëmijën Zotit dhe dëgjoi i habitur profecinë që Simeoni bëri për Jezusin dhe Marinë (krh. Lk2,2235). Për ta mbrojtur Jezusin nga Herodi, ai banoi si i huaj në Egjipt (krh. Mt2,1318). Pasi u kthye në atdhe, jetoi në heshtjen e fshatit të vogël dhe të panjohur të Nazaretit në Galile prej nga ku, siç thuhej nuk ngritet profete nuk mund të dalë gjë e mirë” (Gjn7,52; 1,46)  larg Betlehemit, qytetit të tij të lindjes, dhe Jerusalemit, ku ngrihej Tempulli. Kur, gjatë një shtegtimi të tij në Jerusalem, Jezusi 12 vjeç humbi ai dhe Maria e kërkuan të shqetësuar dhe e gjetën në Tempull, ndërsa diskutonte me doktorët e Ligjit (krh. Lk2,4150). Pas Marisë, Nënës së Hyjit, asnjë Shenjt nuk zë kaq vend në Magjisterin papnor sesa Jozefi, i fejuari i saj. Paraardhësit e mi e kanë thelluar mesazhin që ndodhet brenda atyre pak të dhënave të përçuara prej Ungjijve për të vënë më shumë në dukje rolin e tij qendror në historinë e shpëtimit: i Lumi Piu IX e ka shpallur Pajtor i Kishës Katolike,[2] i Nderuari Piu XII e ka paraqitur si Pajtor i punëtorëve[3]dhe Shën Gjon Pali II si Kujdestari Shëlbuesit.[4] Populli i lutet si Pajtor i njëvdekjeje tëmirë.[5] Prandaj, me plotësimin e 150vjetëve prej shpalljes së tij si Pajtor i Kishës Katolike nga i Lumi Piu IX, më 8 dhjetor 1870, do të doja siç thotë Jezusi ç’ka zemra qet goja(krh. Mt 12, 34), për të bashkëndarë me ju disa reflektime personale mbi këtë figurë të jashtëzakonshme, kaq afër gjendjes njerëzore të secilit prej nesh. Kjo dëshirë është rritur gjatë këtyre muajve të pandemisë, ku mund të eksperimentojmë, në mes të krizës që po na godet, se jetët tona janë endur dhe janë mbështetur nga njerëz të zakonshëm përgjithësisht të harruar që nuk shfaqen në titujt e gazetave dhe të revistave, as në pasarelat e mëdha të shfaqjes së fundit, por, pa dyshim, po shkruajnë sot ngjarjet vendimtare të historisë sonë: mjekë, infermierë dhe infermiere, punëtorë të supermarketeve, pastrues, kujdestarë, transportues, forca tërendit, vullnetarë, priftërinj, rregulltare dhe shumë, por shumë të tjerë, që e kanë kuptuar se askush nuk shpëton vetëm. […] Sa persona ushtrojnë çdo ditë durimin dhe përhapin shpresë, duke u kujdesur që të mos mbjellin panik, por bashkëpërgjegjësi. Sa baballarë, nëna, gjyshër, gjyshe dhe mësues u tregojnë fëmijëve tanë, me gjeste të vogla dhe të përditshme, se si të përballen dhe të kalojnë një krizë duke ripërshtatur zakone, duke ngritur sytë dhe duke stimuluar lutjen. Sa persona luten, ofrojnë dhe ndërmjetësojnë për të mirën e të gjithëve.[6] Të gjithë mund të gjejnë tek Shën Jozefi, njeriun që kalon pa u vënë re, njeriun e pranisë së përditshme, të matur dhe të fshehur, një ndërmjetësues, një mbështetjedhe një udhëzues në kohë vështirësie. Shën Jozefi na kujton se të gjithë ata që në dukje janë të fshehur ose në vijën e dytëkanë një protagonizëm të pashembullt në historinë e shpëtimit. Për të gjithë ata shkon një fjalë njohjeje dhe mirënjohjeje.

1. Atë i dashur
Madhështia e Shën Jozefit konsiston në faktin se ai ishte i fejuari i Marisë dhe babai i Jezusit. Si i tillë, ai e vuri veten në shërbim të krejt planit të shpëtimit, siç pohon Shën Gjon Gojarti. [7] Shën Pali vëren se atësia e tij u shpreh konkretisht duke e bërë jetën e tij një shërbim, një sakrificë, për misterin e Mishërimit dhe për misionin shëlbues që është bashkuar me të; duke përdorur autoritetin ligjor, qëatij i takonte mbi Familjen e shenjtë, për t’iu dhuruar asaj plotësisht, për t’i dhuruar jetën dhe punën e vet; duke e kthyer thirrjen e tij njerëzore ndaj dashurisë shtëpiake dhurimin mbinatyror të vetvetes, të zemrës së tij dhe të çdo aftësie, duke e vënë dashurinë në shërbim të Mesisë së lindur në shtëpinë e tij.[8] Për shkak të rolit të tij në historinë e shpëtimit, Shën Jozefi është një atë që ka qenë gjithmonë i dashur nga populli i krishterë, siç tregon edhefakti senë mbarë botën i janë kushtuar kisha të shumta; që shumë Institute rregulltare, Konfraternitete dhe grupe kishtare janë frymëzuar nga përshpirtëria e tij dhe mbajnë emrin e tij; dhe se nënder tëtij zhvillohen prej shekujsh shfaqje ndryshme të shenjta. Shumë Shenjtër dhe Shenjtëresha qenë të devotshëm të pasionuar ndaj tij, mes të cilëve Tereza e Avilës, e cila e mori atë si avokat dhe ndërmjetësues, duke kërkuar ndihmën e tij dhe duke marrë të gjitha hiret që ajo kërkonte prej tij; e inkurajuar nga përvoja e saj, Shenjtja i bindi të tjerët qëtë ishin të devotshëm ndaj tij.[9] Në çdo manual lutjesh gjenden lutje drejtuar Shën Jozefit. Lutje të veçanta i drejtohen atij çdo të Mërkurë dhe veçanërisht gjatë gjithë muajit Mars, kushtuar tradicionalisht atij. [10] Besimi i popullit te Shën Jozefi përmblidhet në shprehjen Ite ad Ioseph(Shko te Jozefi), e cila i referohet kohës së urisë në Egjipt kur njerëzit i kërkonin faraonit bukë dhe ai iu përgjigjej: Shkoni te Jozefi dhe ni ashtu si t’ju thotë ai!(Zan 41,55). Bëhet fjalë për Jozefin, birin e Jakobit, i cili u shit prej zilisë nga vëllezërit e tij (krh. Zan37,1128) dhe i cili – sipas rrëfimit biblik – më pas u emërua kreu i mbarëdheut të Egjiptit (krh. Zan 41,4144). Si një pasardhës i Davidit (krh. Mt 1,16,20), nga rrënja e të cilit do të duhej të dilte Jezusi sipas premtimit bërë Davidit nga profeti Natan (krh. 2 Sam 7), dhe si i fejuari i Marisë së Nazaretit, Shën Jozefi është hallka që bashkon Besëlidhjen e Vjetër me Besëlidhjen e Re.

2. 
Atë në butësi
Jozefi e pa Jezusin të rritej ditëpas dite në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve(Lk2,52). Ashtu si Zoti bëri me Izraelin, ashtue dhe ai e mësoi të ecte, duke e mbajtur për dore: ishte për të porsi ai që fëmijën e ngrit deri në mollëza të veta, përkulej mbi të që t’i jepte të hante(krh. Os11,34). Jezusi ka parë butësinë e Hyjit te Jozefi: Sikurse baba ka dhimbje për fëmijët e vet, ashtu Zoti ka dhimbje për ata që e druajnë(Ps 103,13). Me siguri Jozefi do të ketë ndier të jehojë në sinagogë, gjatë lutjes së Psalmeve, që Hyji i Izraelit është një Hyji i butësisë,[11] është i mirë me të gjithë e i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta(Ps145,9). Historia e shpëtimit përmbushet duke shpresuar kundër çdo shprese(Rom4,18) nëpërmjet dobësive tona. Shumëherë mendojmë se Hyji beson vetëm te pjesa e mirë dhe fituese e jona, ndërsa në realitet pjesa më e madhe e planit të tij realizohet nëpërmjet dhe me gjithë dobësinë tonë. Në lidhje me këtë Shën Pali thotë:“ Dhe që, të mos më rritet mendja për shkak të lartësisë së zbulesave, m’u dha në trup një ferrë – engjëlli i djallit – për të më rrahur që të mos krenohem. Për këtë gjë tri herë iu luta Zotit të largohet prej meje. Por Ai m’u përgjigj: Të mjafton hiri im, sepse fuqia përsoset në ligështi” (2 Kor12,79). Nëse kjo është perspektiva e ekonomisë së shpëtimit, duhet tëmësojmëta pranojmë dobësinë tonë me butësi tëthellë.[12] I Keqi na bën që ta shohim brishtësinë tonë me një gjykim negativ, ndërsa Shpirti e nxjerr atë në dritë me butësi. Butësia është mënyra më e mirë përta prekur atë që është e brishtë tek ne. Gishti i drejtuar nga ne dhe gjykimi që përdorim ndaj të tjerëve shumë shpesh janë një shenjë e paaftësisë sonë për ta pranuar dobësinë dhe brishtësinë tonë. Vetëm butësia do të na shpëtojë nga vepra e Akuzuesit (krh. Zb12,10). Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ta takojmë Mëshirën e Hyjit, veçanërisht në Sakramentin e Pajtimit, duke bërënjë përvojë të vërtetedhe butësie. Në mënyrë paradoksale, edhe i Keqi mund të na e thotë të vërtetën, por, nëse e thotë, e bën për të na dënuar. Por ne e dimë se e Vërteta që vjen nga Hyji nuk na dënon, por na mirëpret, na përqafon, na mbështet, na fal. E Vërteta na paraqitet gjithmonë si Ati i mëshirshëm i shëmbëlltyrës (krh. Lk15,1132): na del përpara, na kthen dinjitetin, na vendos përsëri në këmbë, bën festë për ne, me motivacionin:sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet(rr. 24). Vullnesa e Hyjit, historia e tij, projekti i tij gjithashtu kalojnë nëpërmjet angështive të Jozefit. Kështu Jozefi na mëson se të kesh besim te Hyji përfshin edhe të besosh se Ai gjithashtu mund të veprojë përmes frikave tona, brishtësive tona, dobësisë sonë. Dhe kjo na mëson se, në mes të stuhive të jetës, nuk duhet të kemi frikë t’ialëmë timonin e barkës tonë Hyjit. Ndonjëherë do të donim të kontrollonim gjithçka, por Ai gjithmonë ka një vështrim më të gjerë.

3. Atë në dëgjesë
Siç bëri Hyji me Marinë, kur ai i shfaqi asaj planin e vettë shpëtimit, ashtu edhe Jozefit Hyjiiazbuloi projektete veta; dhe këtë e bëri përmes ëndrrave, të cilat në Bibël, si edhe pranëtë gjithë popujve të lashtë, konsideroheshin si njëri prej mjeteve me të cilat Hyji shfaq vullnetin e vet.[13]Jozefi është shumë i angështuar nga shtatzënia e pakuptueshme e Marisë: ai nuk donteta çnderonte botërisht,[14] por mendoi ta linte fshehtazi(Mt1,19). Në ëndrrën e parë, engjëlli e ndihmon atë qëtë zgjidhëdilemën e tij të rëndë: Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij(Mt1,2021). Përgjigja e tij ishte e menjëhershme: Jozefi, si u zgjua nga gjumi, bëri siç i urdhëroi engjëlli i Zotit(Mt1,24). Me bindje ai e kapërceu dramën e tij dhe e shpëtoi Marinë.Në ëndrrën e dytë engjëlli e urdhëron Jozefin: Çohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij e ik në Egjipt. Rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë(Mt2,13). Jozefi nuk hezitoi të bindej, pa bërë pyetje në lidhje me vështirësitë që do të haste: u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt. Banoi atje derisa vdiq Herodi(Mt2,1415).Në Egjipt, Jozefi, me besim dhe durim, priti nga engjëlli lajmërimine premtuar qëtë kthehej në vendin e vet. Sapo i dërguari hyjnor, në një ëndërr të tretë, pasi e informoi atë se ata që po përpiqeshin ta vrisnin fëmijën kishin vdekur, e urdhëron qëtë ngrihej, të marrë fëmijën dhe nënën e tijme vete dhe të kthehet në tokën e Izraelit (krh. Mt2,1920), ai përsëri u bind pa hezitim: Atëherë ai u çua, mori fëmijën e të ëmën e tij dhe shkoi në dhe të Izraelit(Mt2,21).Por gjatë udhëtimit të kthimit, si mori vesh se në Jude mbretëronte Arkelau në vend të Herodit, të atit, pati frikë të shkojë atje; dhe i mësuar në ëndërr prej Hyjit, shkoi në krahinën e Galilesë. Si arriti atje, zuri vend në një qytet që quhet Nazaret(Mt2,2223).Luka ungjilltar, nga ana e tij, thotëse Jozefi e bëri këtë udhëtim të gjatë dhe të pakëndshëm nga Nazareti në Betlehem, sipas ligjit të Perandorit Cezar Augustit në lidhje me regjistrimin, me qëllim qëtëregjistrohejnë qytetin e vettë origjinës. Dhe pikërisht në këtë rrethanalindi Jezusi (krh. Mt2,17) dhe u regjistrua në regjistrin e Perandorisë, si të gjithë fëmijët e tjerë.Shën Luka, në veçanti, kujdeset që të vërë në dukje se prindërit e Jezusit i respektonin të gjitha përshkrimet e Ligjit: ritet e rrethprerjes së Jezusit, pastrimin e Marisë pas lindjes dhe ofrimin e të parëlindurit Hyjit (krh. Lk2,21 24).[15] Në çdo rrethanë të jetës së tij, Jozefi dititë shqiptonte fiatine tij, si Maria në Lajmërim dhe Jezusi në Gjetseman.
Jozefi, në rolin e tij si kryefamiljar, e mësoi Jezusin që tu nënshtrohej prindërve (krh. Lk2,51), sipas urdhërimit të Hyjit (krh. Dal20,12).Në fshehjen e Nazaretit, në shkollën e Jozefit, Jezusi mësoi të bënte vullnesën e Atit. Kjo vullnesëu bëushqimi i tij i përditshëm (krh. Gjn4,34). Edhe në momentin më të vështirë të jetës së tij, jetuar në Gjetseman, ai zgjodhitë bënte vullnesën e Atit dhe jo të tijën[16] dhe u bë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekjen në kryq(Fil2,8). Për këtë arsye, autori i Letrës drejtuar Hebrenjve arrin në përfundimin se Jezusi mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm(Heb5,8).Nga të gjitha këto ngjarje duket se Jozefi u thirr nga Hyji për t’i shërbyer drejtpërdrejt personit dhe misionit të Jezusit përmes ushtrimit të atësisë së tij: në këtë mënyrë ai bashkëvepron në plotësinë e kohë ve me misterin e madh të Shëlbimit dhe është me të vërtetë një mbarështuesi shpëtimit.[17]

4. Atë në mirëpritje
Jozefi e mirëpret Marinë pa vënë kushte paraprake. Ai u beson fjalëve të Engjëllit. Fisnikëria e zemrës së tij e bën qët’ia nën shtrojë dashurisëbamirësi atë që ka mësuar prej ligjit; dhe sot, në këtë botë ku dhuna psikologjike, verbale dhe fizike ndaj grave është e dukshme, Jozefi paraqitet si një njeri plot respekte delikat, i cili, megjithëse nuk i kishte të gjitha të dhënat, vendos për emrin, dinjitetin dhe jetën e Marisë. Dhe në dyshimin e tij se si të veprojë në mënyrën më të mirë, Zoti e ndihmoi që të zgjidhte, duke ndriçuar gjykimin e tij”.[18] Shumë herë, në jetën tonë, ndodhin ngjarje domethëniene të cilave nuk e kuptojmë. Reagimi ynë i parë shpesh është zhgënjimi dhe rebelimi. Jozefi i lë mënjanë arsyetimet e tij për t’i bërë vend asaj që po ndodh dhe, sado e mistershme që mund të duket në sytë e tij, ai e mirëpret atë, e merr përsipër atëdhe pajtohet me historinë e tij. Nëse nuk pajtohemi me historinë tonë, nuk do të jemi në gjendje të hedhim as edhe një hap tjetër, sepse gjithmonë do të qëndrojmë peng të pritshmërive dhe të zhgënjimeve tona. Jeta shpirtërore që Jozefi na tregon nuk është një udhëshpjegon, por një udhë mirëpret. Vetëm duke u nisur nga kjo mirëpritje, nga ky pajtim, mund të kuptohet edhenjë histori më e madhe, një domethëniethellë. Duket sikur jehojnë fjalët e zjarrta të Jobit, i cili, ndaj ftesës së të shoqes që të rebelohet për të keqen që po i ndodh, përgjigjet: Nëse nga dora e Hyjit pranojmë të mirat, pse s’do t’i pranojmë të këqijat?(Job2,10). Jozefi nuk është një njeri i nënshtruar. Ai ka një protagonizëm të guximshëm dhe të fortë. Mirëpritja është një mënyrë përmes të cilës shfaqet në jetën tonë dhurata e qëndresës që na vjen nga Shpirti Shenjt. Vetëm Zoti mund të na japë forcën për ta mirëpritur jetën ashtu siç është, për t’ibërë vend edhe asaj pjese kontradiktore, të papritur dhe zhgënjyese të ekzistencës sonë. Ardhja e Jezusit mes nesh është një dhuratë nga Ati, në mënyrë që secili të pajtohet me mishin e historisë së vet edhe kur nuk e kupton plotësisht atë. Ashtu sikur Hyji i tha Shenjtit tonë: Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë(Mt1,20), ai duket se na thotë edhe neve: Mos kini frikë!. Është e nevojshme qëtalëmë mënjanë zemërimin dhe zhgënjimin dhe t’i bëjmë vend, pa asnjë nënshtrim mondan, por me një qëndresë plot shpresë, asaj që nuk kemi zgjedhur, por që ekziston. Mirëpritja e jetës në këtë mënyrë na fut në një domethënie të fshehtë. Jeta e secilit prej nesh mund të rifillojë në mënyrë të mrekullueshme, nëse gjejmë guximin për ta jetuar atësi pas asaj që na thotë Ungjilli. Nuk ka rëndësi nëse tani gjithçka duket se ka marrë një kthesë të gabuar dhe nëse disa gjëra janë të pakthyeshme. Hyji mund të bëjë që të mbijnë lule mes shkëmbinjve. Edhe nëse zemra jonë na qorton për diçka, Ai është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka(1 Gjn3,20).Kthehet edhe një herë realizmi i krishterë, i cili nuk hedh poshtë asgjë që ekziston. Realiteti, në pamposhtshmërinë dhe kompleksitetin e tij tëmistershëm, është bartësi i një domethënieje tëekzistencës, e cila kadritëhijet e veta. Kjo e shtyn Palin apostull që të thotë: Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan (Ne e dimëse gjithçka bashkëpunon për tëmirën, për ata që e duan Hyjin [shënim i përkthyesit])(Rom8,28). Dhe Shën Agustinin që të shtojë: edhe ajo që quhet e keqe (etiam illud quod malum dicitur).[19] Në këtë këndvështrim total, feja i jep kuptim çdo ngjarjeje të lumtur ose të trishtuar. Larg prej nesh të menduarit se të besojmë do të thotë të gjejmë zgjidhje të lehta ngushëlluese. Feja që na mësoi Krishti është ajo që shohim te Shën Jozefi, i cili nuk kërkon rrugë të shkurtra, por përballet sy për syme atë që po i ndodh, duke e marrë vetë për sipër përgjegjësinë e plot një gjëjë të tillëMirëpritja e Jozefit na fton që t’i mirëpresim të tjerët, pa përjashtuar askënd, ashtu siç janë, duke pasur një parapëlqim për të dobëtit, sepse Hyji zgjedh atë që ështëe dobët (krh. 1 Kor1,27), ai është Ati i bonjakëve, mbrojtësi i tëvejave(Ps68,6) dhe na urdhëron qëta duash të huajin.[20] Dua të imagjinoj seJezusi mori nga qëndrimet e Jozefit nxitjen për shëmbëlltyrën e djalit plangprishës dhe të atit të mëshirshëm (krh. Lk15,1132).

5. Atë me gëzim krijues
Nëse etapae parë e çdo shërimi të brendshëm të vërtetë është të mirëpresim historinë e dikujt, domethënë t’ibëjmë vend brenda vetes sonëedhe asaj që nuk kemi zgjedhur në jetën tonë, ështëe nevojshme qëtë shtojmë edhe një karakteristikë tjetër të rëndësishme: guximin krijues. Ai shfaqet veçanërisht kur hasen vështirësi. Në fakt, përballë një vështirësie, dikush mund të ndalet dhe të lërë fushënapoangazhohet nënjëfarëmënyre. Ndonjëherë janë pikërisht vështirësitë që nxjerrinnga secili prej nesh burime që as nuk mendonim se i kishim.Shumë herë, duke lexuar “Ungjijtë e fëmijërisë”, pyesim veten pse Hyji nuk ndërhyri në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë. Por Hyji ndërhyn përmes ngjarjeve dhe njerëzve. Jozefi është njeriu përmes të cilit Zoti kujdeset për fillimet e historisë së shëlbimit. Ai është “mrekullia” e vërtetë me të cilën Hyji e shpëton Fëmijën dhe nënën e tij. Qielli ndërhyn duke besuar në guximin krijues të këtij njeriu, i cili, duke arritur në Betlehem dhe duke mos gjetur një strehim ku Maria mund të lindë, rregullon një stallë dhe e sistemon atë, në mënyrë që të bëhet sa më shumë që të jetë e mundur një vend mikpritës për Birin e Hyjit që vjen në botë (krh. Lk2,67). Përballë rrezikutafërt të Herodit, i cili dëshiron tavrasë Fëmijën, edhe një herë në ëndërr Jozefilajmërohetpër tambrojtur Fëmijën dhe në mes të natës ai organizon ikjenpër në Egjipt (krh. Mt2,1314).Prej një leximisipërfaqësor të këtyre tregimeve tëkrijohet përshtypja se bota është në mëshirën e të fortit dhe të tëfuqishmit, por lajmi i mirëi Ungjillit qëndron në faktin se, pavarësisht arrogancësdhe dhunëssësundimtarëve tëtokës, Hyji gjithmonë e gjen mënyrënpër tarealizuarplanin e vettë shpëtimit. Edhe jeta jonë ndonjëherë duket se ështënë mëshirën e fuqive të mëdha, por Ungjilli na thotë se Hyji arrin ta shpëtojë gjithmonëatë që ka rëndësi, me kusht që të përdorim të njëjtën guxim krijues si zdrukthëtarii Nazaretit, i cili di tashndërrojë një problem në një mundësi duke pasur gjithmonëbesim teProvania.Nëse ndonjëherë Hyji duket se nuk na ndihmon, kjo nuk do të thotë seai na ka braktisur, por se ai besonte ne, te ajo që ne mund të projektojmë, tëshpikimdhetëgjejmë.Bëhet fjalëpër tënjëjtinguxim krijues tëtreguar nga miqtë e tëparalizuarittë cilët, për t’ia paraqitur Jezusit, e ulën atënga pullazi(krh. Lk5,1726). Vështirësia nuk e ndaloi guximin dhe kokëfortësinë e atyre miqve. Ata ishin të bindur se Jezusi mund tashërontetë sëmurin, pornuk gjetën kah ta shtinin brenda prej turmës së popullit. Atëherë u ngjitën në pullaz, hoqën tjegullat dhe e lëshuan me gjithë vig mes njerëzve para Jezusit. Jezusi, duke parë fenë e tyre, tha: O njeri, të janë falur mëkatet!(rr. 1920). Jezusi njeh besimin krijues me të cilin ata burra përpiqen ta sjellin shokun e tyre të sëmurë tek ai.Ungjilli nuk jep informacion në lidhje me kohën kur Maria dhe Jozefi dhe Fëmija qëndruanEgjipt. Por me siguriu ështëdashur të hanë, të gjejnënjë shtëpi, një punë. Nuk duhet shumë imagjinatë për të mbushur heshtjen e Ungjillit në këtë drejtim. Familjessëshenjtë i duhej të përballej me probleme konkrete si të gjitha familjet e tjera, si shumë vëllezër tanë migrantë që edhe sot rrezikojnë jetën e tyre të detyruar nga fatkeqësia dhe uria. Në këtë kuptim, besoj se Shën Jozefi është me të vërtetë një mbrojtës i veçantë për të gjithë ata që duhet tëlënë vendin e tyre për shkak të luftërave, tëurrejtjes, tëpërndjekjes dhe tëmjerimit.
Në fund të çdo ngjarjejeqë e sheh Jozefin si protagonist, Ungjilli vëren se ai ngrihet, merr me vete Fëmijën dhe nënën e tij dhe bën atë që Hyji ika urdhëruar (krh. Mt1,24; 2,14,21). Në të vërtetë, Jezusi dhe Maria,Nëna e tij,janë thesari më i çmuar i fesësonë.[21]Nëplanin e shpëtimit nuk mund tëndahet Biri prej Nënës, prej asaj qëpërparoi në shtegtimin e fesë dhe e ruajti besnikërisht bashkimin e vet me të birin deri në kryq.[22]Gjithmonë duhet ta pyesim veten nëse jemi duke imbrojtur me tëgjithaforcattonaJezusin dhe Marinë, të cilëtnë mënyrë tëmistershme i janë besuar përgjegjësisësonë, kujdesittonë, kujdestarisë sonë. Biri i të Gjithëpushtetshmitvjen në botë duke marrë një gjendje dobësietë madhe. Ai ka nevojë që Jozefi taruajë, tambrojë, të kujdesetpër të, tarrisëatë. Hyji i beson këtij njeriu, ashtu siç bënedhe Maria, e cila gjen tek Jozefi jo vetëm atëqë dëshiron t’i shpëtojë jetënasaj, por që gjithmonë do të kujdeset për të dhe për Fëmijën. Në këtë kuptim, Shën Jozefi nuk mund të mos jetë Kujdestari i Kishës, sepse Kisha është vazhdimii Trupit të Krishtit në historidhe në të njëjtën kohë në amësinë e Kishës ndodhetamësia e Marisë.[23] Jozefi, duke vazhduar qëtambrojë Kishën, vazhdon tambrojë Fëmijën dhe nënën e tij, edhe ne duke dashur Kishën vazhdojmë ta duam Fëmijën dhe nënën e tij.Ky Fëmijë është Ai që do të thotë: “Çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua” (Mt25,40). Kështu çdo nevojtar, çdo i varfër, çdo person qëvuan, çdo person që ështënëfill tëvdekjes, çdo i huaj, çdo i burgosur, çdo person i sëmurë janë “Fëmija” për tëcilët Jozefi vazhdon të kujdeset. Kjo është arsyeja pse Shën Jozefi thirret si mbrojtës i të mjerëve, i nevojtarëve, i të mërguarve, i të pikëlluarve, i të varfërve dhe i atyre janënëfill tëvdekjes. Dhe kjo është arsyeja pse Kisha nuk mund të mos i dojë para sëgjithash tëfundmit, sepse Jezusi ka njëparapëlqim tëveçantëpër ta, ështëidentifikuar me ta. PrejJozefitduhet të mësojmë të njëjtin kujdes dhe përgjegjësi: ta duam Fëmijën dhe nënën e tij; t’i duamsakramentet dhe dashurinëbamirësi; ta duam Kishën dhe të varfrit. Seciliprej këtyre realiteteve është gjithmonë Fëmija dhe nëna e tij.

6.Atë punëtor
Një aspekt që karakterizon Shën Jozefin dhe që është vënë në dukje që nga koha e Enciklikës së parë shoqërore, Rerum novarum të Luanit XIII, është marrëdhënia e tij me punën. Shën Jozefi ishte një zdrukthëtar, ka punuar me ndershmëri për të siguruar jetesën e familjes së vet. Prej tij Jezusi ka mësuarvlerën, dinjitetin dhe gëzimin e asaj që do të thotë të hash bukënqë është fryt i punës sëduarve tëtua.Në kohën tonë, kupuna duket se është një çështje urgjente sociale dhe papunësia ndonjëherë arrin nivele tëfrikshme, madje edhe në ato vende kupër dekadame radhënjerëzit kanë jetuar nëmirëqenie, është e nevojshme, me një vetëdijesimtë përtërirë, të kuptohet domethëniaepunës që jep dinjitet,pajtorshembullori tëcilës ështëShenjti ynë.Puna bëhet pjesëmarrje në vetë veprëne shpëtimit, rast për të shpejtuar ardhjen e Mbretërisë, për të zhvilluar potencialin dhe cilësitë vetjake, duke i vënë në shërbimtë shoqërisë dhe tëbashkësisë; puna bëhet rast për tërealizuarjo vetëm vetveten, por sidomosatë bërthamë zanafillore të shoqërisë që është familja. Një familje që nuk ka punë është më e ekspozuar ndaj vështirësive, tensioneve, thyerjeve dhe madje edhe tundimit të dëshpëruar dhe dëshpëruestë shpërbërjes së saj. Si mund të flasim për dinjitetnjerëzor pa u angazhuar, në mënyrë që secili të ketë mundësinë e një jetese të denjë?Personi që punon, cilado qoftë detyra e tij, bashkëpunon me vetë Hyjin, bëhetpak krijuesi botës qëerrethon. Kriza e kohës sonë, e cila është një krizë ekonomike, sociale, kulturore dhe shpirtërore, mund të jetë për të gjithë një apelpër të rizbuluar vlerën, rëndësinë dhe domosdoshmërinë e punës me qëllim qët’i japëfillesënjë “normaliteti” të ri, kuaskush nuk është i përjashtuar. Puna e Shën Jozefit na kujton se vetë Hyi ibërënjerinuk e shpërfillipunën. Humbja e vendit të punës që prek shumë vëllezër dhe motra,gjëqëështë rritur kohët e fundit për shkak të pandemisë Covid19, duhet të jetë një kujtesë për t’irishikuar përparësitë tona. T’i lutemi Shën Jozefit punëtor që të gjejmë udhëtëcilat na angazhojnë të themi: asnjë person, asnjë popull, asnjë familje pa punë!

7.Atë në hije
Shkrimtari polak Jan Dobraczyński, në librin e tij L’ombra del Padre (Hija e Atit)[24] ka treguar jetën e Shën Jozefit në formën e një romani. Me imazhin magjepsës të hijes përkufizon figurën e Jozefit, i cili përkundrejt Jezusit është hija në tokë e Atit Qiellor: ai e ruan, e mbron, nuk largohet kurrë prej Tij pasi dëshirontëndjekëhapat e tij. Le të mendojmë për atë që Moisiu i kujton Izraelit: “Po edhe në shkretëtirë, vetë e keni parë, Zoti të ka përqafuar, Zoti, Hyji yt, ashtu siç e mbart njeriu fëmijën e vet, në çdo udhë nëpër të cilënratë deri që erdhët në këtë vend” (Lp1,31). Kështu e ushtroi Jozefi atësinë gjatë gjithë jetës së vet.[25] Baba nuk lind, por bëhesh. Dhe nuk bëhesh vetëm sepse sjell në jetë një fëmijë, por sepse kujdesesh për të me përgjegjësi. Sa herë që dikush merr përgjegjësi për jetën e tjetrit, në njëfarë kuptimi ai ushtron atësinë e vet ndaj tij. Në shoqërinë e kohës sonë, shpesh fëmijët duket sikurjanë pa baba. Edhe Kisha e sotme ka nevojë për baballarë. Është ende aktuale vërejtja që Shën Pali u bën korintianëve: Sepse, edhe po t’i kishit në Krishtin dhjetë mijë mësues, nuk do të kishit shumë etër(1 Kor4,15); dhe çdo prift ose ipeshkëv duhet të jetë në gjendje të shtojë si Apostulli: Unë ju linda në Jezu Krishtin(po aty). Dhe Galatasve u thotë: O fëmijëte mi, që unë ju rilind me dhimbje rishtas derisa Krishti të formohet në ju!(Gal4,19). Të jesh baba do të thotë ta futësh fëmijën në përvojën e jetës, të realitetit. Të mos e ndalosh, të mos e burgosësh, të mos e zotërosh, por ta sh të aftë për zgjedhje, liri, largime. Ndoshta kjo është arsyeja pse, krahas emërtimit të babait, tradita Jozefit i ka vënëedhe atëshumë të dëlirë/pastër. Nuk është thjesht një tregues afektiv, por përmbledhjae një qëndrimi që shpreh të kundërtën e zotërimit. Dëlirësia/pastërtiaështë liriaprej zotërimit në të gjitha fushat e jetës. Vetëm kur një dashuri është e dëlirë/pastër, ajo është me të vërtetë dashuri. Dashuria që dëshiron të zotërojë, fund bëhet gjithmonë e rrezikshme, burgos, mbyt, bën të palumtur. Vetë Hyji e ka dashur njeriun me njëdashuri të dëlirë/pastër, duke e lënë të lirë edhe për të bërë gabime dhe për t’u vënë kundër Tij. Logjika e dashurisë është gjithmonë një logjikë lirie dhe Jozefi ka ditur të dojënë mënyrë jashtëzakonisht të lirë. Kurrë nuk e ka vënëveten në qendër. Ka ditur të decentralizohej, për të vënë Marinë dhe Jezusin në qendër të jetës së vet. Lumturia e Jozefit nuk është në logjikën e flijimit të vetvetes, por në atë të dhurimit të vetvetes. Nuk perceptohet fije frustrimi te ky njeri, por vetëm besim. Heshtja e tij e vazhdueshme nuk përfshin ankesa, por gjithmonë gjeste konkrete besimi. Bota ka nevojë për baballarë, ajo nuk i pranon padronët, nuk i pranon ata që duan të përdorin zotërimin e tjetrit për të mbushur boshllëkun e tyre; nuk i pranonata që ngatërrojnë autoritetin me autoritarizmin, shërbimin me servilizmin, ballafaqimin me shtypjen, dashurinëbamirësime asistencializmin, forcën me shkatërrimin. Çdo thirrje e vërtetë lind nga dhurimi i vetvetes, qëështë pjekuria e flisë. Kjolloj pjekurie kërkohet edhe meshtaridhe nëjetën e kushtuar. Aty ku një thirrje, martesore, beqarieapo virgjërie, nuk arrin pjekurinëe dhurimit të vetvetes, duke u ndalur vetëm në logjikën e flijimit, atëherë në vend që ta bëjë vetveten një shenjë të bukurisë dhe tëgëzimit të dashurisë, rrezikon të shprehë pakënaqësi, trishtim dhe frustrimAtësia që heq dorë nga tundimi për të jetuar jetën e fëmijëve gjithmonë hap hapësira të papara. Çdobirgjithmonë mbart me vete një mister, një të padëgjuarqë mund të zbulohet vetëm me ndihmën e një babai që respekton lirinë e tij. Një baba i vetëdijshëm për të përfunduar veprimin e tij edukativdhe për të jetuarplotësisht atësinë e vet vetëm kur e ka bërë veten të padobishëm, kur sheh sebirii tij bëhet autonom dhe ecën vetënë shtigjet e jetës, kur vihetnë situatën e Jozefit, i cili gjithmonë e ka ditur se Fëmija nuk ishte i tij, por thjesht i ishte besuar përkujdesjeve tëtij. Në thelb, kjo është ajo që nënkupton Jezusi kur thotë: Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë – atë që është në qiell!(Mt23,9). Sa herë që gjendemi kushtet për taushtruar atësinëtonë, gjithmonë duhet të kujtojmë se nuk është kurrë një ushtrim zotërimi, por shenjëqë i referohet një atësie më të lartë. Në njëfarëkuptimi, të gjithë gjendemi përherësituatëne Jozefit: hijee një Ati të vetëm qiellor, i cili bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët(Mt5,45); dheÇohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij(Mt2,13), i thotëHyji Shën Jozefit. Qëllimi i kësaj Letre Apostolike është të rrisë dashurinë për këtë Shenjt të madh, me qëllim qëtënxitemi për tëkërkuar ndërmjetësimin e tij dhe për të imituar virtytet dhe entuziazmin e tij. Në fakt, misioni specifik i Shenjtërve nuk është vetëm qëtë dhurojnë mrekulli dhe hire, por për të ndërmjetësuarpër ne përpara Hyjit, siç bënë Abrahami[26] dhe Moisiu,[27] siç bënJezusi, Ndërmjetësuesi i vetëm(1 Tim2,5), qëpranëHyjit Atëështë mbrojtësiynë (1 Gjn2,1), i cili gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar” (Heb7,25; krh. Rom8,34) për ne.Shenjtërit i ndihmojnë të gjithë besimtarët që „ta ndjekin shenjtërinë dhe përsosmërinë e gjendjes së vet.[28] Jeta e tyre është një provë konkrete se ështëe mundur që Ungjilli të jetohet dhe të zbatohet. Jezusi ka thënë: “Pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur (Mt11,29), dhe ata nga ana tjetër janë shembuj jeteduhen imituar. Shën Pali shprehimisht na ka nxitur: “përngjani!” (1 Kor4,16). [29] Shën Jozefi e thotë këtë përmes heshtjes së tij kuptimplotë.Përpara shembullit të shumë Shenjtërve dhe Shenjtëreshave, Shën Agustini pyetivetene vet: Ti, a nuk jenë gjendjeta bësh atëqëkanë bërë këta dhe këto?. Dhe kështu arriti në kthimin përfundimtar duke thirrur: Vonë të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re!.[30] Nuk na mbetet tjetër veçse t’i kërkojmë Shën Jozefit hirin e hireve: kthimin tonë. Atij t’ia drejtoj më lutjen tonë: Të falemi, o kujdestari Shëlbuesit,dhe i fejuari i Marisë Virgjër. Hyji ty ta besoi Birin e vet; te ti Maria vendosi besimin e saj; me ty Krishti u bë njeri. O i Lumi Jozef, tregohu baba edhe për ne,dhe na udhëzo në rrugën e jetës. Merr për ne hir, mëshirë dhe guxim dhe na mbro nga çdo e keqe. Amen.

Romë, në Shën Gjon të Lateranit, më 8 dhjetor,
Solemniteti i
Ngjizjes së Papërlyer të Zojës së Bekuar Mari, të vitit 2020, i teti i Pontifikatit tim

Françesku

Shënime
[1]Lk4,22;Gjn6,42; krh.Mt13,55;Mk6,3.
[2]S. Rituum Congreg.,Quemadmodum Deus(8 dicembre 1870):ASS6 (1870-71), 194.
[3]Krh. Discorso alle ACLI in occasione della Solennità di San Giuseppe Artigiano(1 maggio 1955):AAS47 (1955), 406.
[4]Esort. ap.Redemptoris custos(15 agosto 1989):AAS82 (1990), 5-34.
[5]Catechismo della Chiesa Cattolica, 1014.
[6]Meditazione in tempo di pandemia (27 marzo 2020): L’Osservatore Romano, 29 marzo 2020, p. 10.
[7]In Matth. Hom, V, 3:PG57, 58.
[8]Omelia(19 marzo 1966):Insegnamenti di Paolo VI, IV (1966), 110.
[9]Krh. Libro della vita, 6, 6-8.
[10] Çdo ditë, për mëshumëse 40 vjettashmë, pas Lavdevetë mëngjesit, them njëlutjedrejtuar Shën Jozefit, të cilën e kam marrëprej një libër francez devocioni, të viteve 1800, të Kongregatës së Rregulltareve të Jezusit dhe të Marisë, e cila shpreh devocion, besim dhe një farë sfide ndaj Shën Jozefit: “O Shën Jozef, Patriark i lavdishëm, fuqia e tëcilit di t’i bëjëgjërat e pamundshme tëmundura, mëeja nëndihmënëkëto momente angështie dhe vështirësie. Merri nën mbrojtjen tënde këto situata tërënda dhe tëvështira qëpo t’i besoj, me qëllim qëato tëgjejnëzgjidhje. O Atë i dashur, gjithë besimin tim e kam vënë në ty. Që të mos thuhet se të kam kërkuar më kotdhe,meqë ti mund të bësh gjithçka pranë Jezusit dhe Marisë, më trego se mirësia jote është po aq e madhe sa edhe fuqia jote. Amen”.
[11]Krh. Lp4,31;Ps69,17; 78,38; 86,5; 111,4; 116,5;Jer31,20.
[12]Krh. Nxitja apostolike Evangelii gaudium(Gëzimi i Ungjillit) (24 novembre 2013),88;288:AAS105 (2013), 1057; 1136-1137.
[13]Krh. Zan20,3; 28,12; 31,11.24; 40,8; 41,1-32;Num12,6;1 Sam3,3-10;Dan2; 4;Job33,15.
[14]Nëkëto raste parashikohej edhe vrasjame gurë(krh. Dt22,20-21).
[15]Krh. Lev12,1-8;Dal13,2.
[16]Krh. Mt26,39;Mk14,36;Lk22,42.
[17]S. Giovanni Paolo II, Esort. ap.Redemptoris custos(15 agosto 1989), 8:AAS82 (1990), 14.
[18]Omelia nella S. Messa con Beatificazioni, Villavicencio –Colombia(8 settembre 2017):AAS109 (2017), 1061.
[19]Enchiridion de fide, spe et caritate, 3.11:PL40, 236.
[20]Krh. Lp10,19;Dal22,20-22;Lk10,29-37.
[21]Krh. S. Rituum Congreg.,Quemadmodum Deus(8 dicembre 1870):ASS6 (1870-71), 193; Pii IX,Inclytum Patriarcham(7 luglio 1871):l.c., 324-327.
[22]Koncili II Ekumenik i Vatikanit, KushtetutadogmatikeLumen gentium, 58.
[23]Krh. Catechismo della Chiesa Cattolica, 963-970.
[24]Edizione originale:Cień Ojca, Warszawa1977.
[25]Krh. S. Giovanni Paolo II, Esort. ap.Redemptoris custos, 7-8:AAS82 (1990), 12-16.
[26]Krh. Zan18,23-32.
[27]Krh. Dal17,8-13;32,30-35.
[28]Koncili II Ekumenik i Vatikanit, Kushtetuta dogmatikeLumen gentium, 42.
[29]Krh. 1 Kor11,1;Fil3,17;1 Sel1,6.
[30]Confessioni, 8, 11, 27:PL32, 761; 10, 27, 38:PL32, 795.

Translate »