Lajmet

Regjistrim i detyrueshëm për pjesëmarrjen në Meshën Shenjte

Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau,

me vendim të Qeverisë federale të Zvicrës, kremtimi i Meshës Shenjte me popull fillon prej të enjtes më 28 maj 2020. Pjesëmarrja e besimtarëve në Meshën Shenjte është e kufizuar (deri 100 besimtarë!). Prandaj për të marrë pjesë në Meshën Shenjte, duhet të lajmëroheni vetëm në numër të Misionit 062 822 84 94 (prej të martes, më 26.05.2020). Lajmërimi nëpërmjet rrjeteve sociale nuk mirret parasysh, sepse një numër i besimtarëve nuk përdorin ato. Sipas rekomandimeve të Qeverisë federale të Zvicrës, të dhënat e juaja (emër, mbiemër dhe nr i telefonit) do të ruhen 14 ditë.
Në festën e Rrëshajve, Mesha me popull më 31 maj 2020 është në Zollikofen BE, në orën 11:00 dhe në Aarau në orën 13:30. Për Orarin e Meshëve konsultohuni me Kalendarin familjar që keni në Shtëpiat tuaja.

Rregulla dhe udhëzime teknike të cilat duhet t’ju përmbahemi janë:

  • në çdo Meshë do të kemi kujdestarë (këshilltarët e Misionit dhe vullnetarët)
  • në Meshën Shenjte mund të marrë pjesë vetëm kush është regjistruar në Listë
  • në Kishë hyjmë vetëm në Hyrjen kryesore
  • në Kishë ulemi vetëm në vendet e sinjalizuara (me shigjetë)
  • gjatë gjithë kohës duhet të respektojmë distancën (familjarët mund të ulën pranë njeri-tjetrit)
  • nuk e japim shenjën e paqes
  • Kungimin e shenjtë e pranojmë vetëm në dorë (distanca mes njerëzve 2 metra, shenjat janë të vendosura në tokë)
  • kolekta apo lëmosha bëhet në fund të Meshës në dalje të Kishës
  • pas Meshe të mos qendrojmë në oborr të Kishës duke biseduar
  • besimtarët me grip apo të sëmurë janë të liruar prej obligimit të pjesëmarrjes në Meshën Shenjte

Të jemi të durueshëm, solidar dhe të lajmërohemi me kohë. Lista e pjesëmarrjes në Meshën Shenjte bëhet me radhë dhe askush nuk gëzon privilegje!
Pra kush lajmërohet i pari, regjistrohet në Listë.

Lutemi për ju!
MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau