Lajmet

Shtegtimi në Lourdes anulohet më 21-24 maj 2020

Të dashur besimtar të MKSH „Nëna Terezë“ në Aarau,

masat e reja nga Qeveria federale zvicerane të shpallura për arsye të pandemisë Covid-19, na detyrojnë të anulojmë shumë aktivitete të planifikuara në Misionin tonë për muajt Prill-Maj 2020:

Shtegtimin në Lurd-Francë (më 20-24 maj 2020). Shenjtërorja në Lurd në koordinim me autoritetet franceze është e mbyllur për grupe besimtarësh deri në korrik 2020;
– shëtitjen me Korin e Aaraut, Bernit e Derendingen në Strassburg (Francë);
– shëtitjen me Ministrantat në Europa-Park (më 02.05.);
– shëtitjen me të Rinjtë e Misionit në Colmar (Francë);
– Krezmimi (më 7.06. në Aarau);
– Festën e Nënave („Muttertag“) në Sallën e Kishës në Schöftland e organizuar nga Grupi i Nënave „Bijat e Nënës Tereze“ (9.05.2020);
– Rruzarën në natyrë pranë shpellave të Zojës së Bekuar me Grupin e Lutjes, gjatë muajit Maj, kushtuar Zojes së Bekuar dhe aktivitete tjera që s’janë shënuar këtu.

Për njoftime të reja, do t’ju lajmërojmë me kohë!

Lutemi për ju!
Don Alberti e Motrat në Aarau