Meditime

Tush Berisha: Për shumë mot Pashkët në kohën e COVID-19

Enkas nga Shtëpia ime në Oberentfelden AG

Për Misionin tonë „Nëna Tereze“ në Aarau, në kohën e Koronavirusit

Shkruan: Tush Berisha
(këshilltar i MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau)

 

Shumë i dashur dhe i respektuar Misionari ynë Don Albert Jakaj,
Shumë të respektuara Motrat e nderit, pranë Misionit tonë,
Të dashur dhe shumë të respektuar besimtarë, dhe personel që ndihmoni Misionin tonë

Jemi dëshmitarë të një gjendje të jashtëzakonshme, që në historinë botërore të njerzimit, nuk mbahet mend, te të ketë ndodhur. Pra, një Pandemi me përmasa botërore.
Andaj, ashtu si është parapa me masa të jashtëzakonshme, ligjet qeveritare botërore kanë aplikue masa të rrepta sigurie dhe kufizimesh të lëvizjeve dhe të tubimeve qytetare. Një masë të tillë ka aplikue edhe Qeveria zvicerane. Me deomos duhet t`i përmbahemi.
Në këtë drejtim Misioni ynë, mu para festave të Pashkëve, me pa mundësi celebrimi të Meshëve të Shenjta, po ndien një mungesë të madhe organizimi, veprimi dhe bashkëpunimi me besimtarët e Misionit dhe më gjerë.
Por duke falenderuar vigjilencën, gadishmërinë si dhe përkushtimin permanent, të Misionarit tonë Don Albert Jakajt, bashkë me Motrat e nderit, është punuar mjaft, nga largësia me grigjën e vet, duke kryer të gjitha shërbesat e nevojshme për besimtarët.
Nga Misionari ynë, janë dhënëbleksionat apo këshillat, si duhet vepruar, që nga Lutjet e përbashkëta, të drejtëpërdrejta me besimtarët përmes mjeteve të komunikimit. E po ashtu të thuhet Rruzarja në secilën familje të bashkuar mundësisht. Kurse një mundësi shumë e mirë është krijuar që të thuhet së bashku Rruzarja përmes valëve të Radio Marisë.
Publikimet, e përhershme në faqen e Misionit, japin rezultate konkrete.
Publikimet dhe këshillat e Atit të Shenjtë, si dhe të Ipeshkvisë së Bazelit e të Kosovës, ishin një udhërrëfyes ma se i nevojshëm për besimtarët. Aty gjetëm këshillat dhe vendimet të shkruara nga hierarkisë më të lartë kishtare, në këto kushte të jashtëzakonshme: se si duhet të lutemi nga shtepia, si duhet të bekojmë lulet në Dielën e Larit, si duhet të rrëfehemi dhe të kungohemi nga shtëpia. Pastaj si të bëhet bekimi i bukës dhe gjërave ushqimore, e deri të ritet fetare familjare tradicionale.
Përkundër, rrezikut permanent pandemik, Don Alberti, misionari ynë, bashkë me Motrat, nuk u ndalën së vepruari për asnjë çast kryen punët administrative dhe pastorale. Kontaktonin në mënyrë përmanente për mes mjeteve të komunikimit, me besimtarët për këshillime dhe shërbesa fetare. Pastaj i gjejmë në Lutjet e përbashkëta. I gjejmë tek të sëmurët dhe rrëfimin e vojimine tyre. Në një rast, ishin edhe në varrim në Oberentfelden, tek familja Krasniqi. Respekt!
Për Misionin dhe besimtarët, çdo aktivitet nga besimtarët, që eshtë dërguar në Mision është publikuar në faqen e Misionit, duke u lidh të gjithë së bashku si në Lutje ashtu edhe në pregaditje sa më të mirë për Festën e Pashkëve.
Po ashtu, për Misionin dhe besimtarët, Misionari ynë, në vigjilje të Festës së Pashkëve, duke mos ndie rrezikun e pandemisë, përgjigjet ftesës për një intervistë në TV Syri, në Solothurn, ku jep mesazhin e Festës së Pashkëve. Intervista jipet të Shtunën e Madhe, me datë 11.04.2020, nga ora 21:00, në Syri TV.
Nga ky prizëm, ne këshilltarët, pamë të udhës, që në këto rethana të jashtëzakonshme, të Ju drejtohemi me një falenderim të përzemërt; të gjithë besimtarëve, Misionarit, Motrave, këshilltarëve, bashkëpuntorëve, sakristanëve, lexuesve, korit dhe atyre që ndajnë kungimin dhe gjithë njerëzve vullnetmirë, që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e Misionit, në pregaditjen sa më të denjë për këtë Festë të madhe të Pashkëve.
Urojmë që, një rast i tillë të mos ndodhë kurr më në botën e civilizuar, por mjaft mëkatare.
Njëherit urojmë që më ndihmën e Zotit e të Jezu Krishtit, kjo gjendje pandemike të tejkalohet sa më shpejt, dhe të kthehet normaliteti. Të lutemi të gjithë së bashku.
Lusim Shën Nënë Terezen (emrin e së cilës mbanë Misioni ynë), të ndërmjetësoi tek i madhi Zot që me Hirin e Tij të bëj mrekullinë, për të shpëtuar njerëzimin që vet krijoi.
Zoti e shpëtoftë dhe e bekoftë botën e rrezikuar nga kjo situatë pandemike.
Zoti dhe Jezu Krishti i ruajshin dhe i bekofshin besimtarët tanë ku do që janë.
Zoti dhe Jezu Krishti i ruajshin dhe i shpërblefshin Misionarin tonë dhe Motrat e nderit.
AMEN.
URIME, GËZUAR!
Për shumë mot Pashkët!
Frohe Ostern!

Në emër të këshilltarëve të Misionit

Tush Z. Berisha, më 11.04.2020, në Oberentfelden AG

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »