Meditime

Vlerësimi i Ismail Kadaresë mbi Nënën Tereze

Vlerësimi i Ismail Kadaresë mbi Nënën Tereze

Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenj të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Evropës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm në trajtë, për ne, shqiptarët, kanë një gjë sublime që i bashkon… Gjergj Kastrioti, simboli i vullnetit tonë për liri dhe për qytetërim europian, libri i Gjon Buzukut, mishërimi i etjes së shqiptarëve për kulturë dhe dritë, dhe Nënë Tereza, mesazhi ynë i madh i harmonisë, përdëllimit dhe dashurisë për popujt dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh”.
“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”, – ka thënë më parë, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.
“Duke ia thënë kjo Nënë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga çdo skrupull moral, sepse atij po i thotë një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë, ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë, i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, – u shpreh Kadare, në vlerësimin e tij për Nënë Terezën.

Einsideln, 30.10.2005
Ismail Kadare

Translate »