Pothuajse çdo njeri është ndeshur me agresivitetin ose bezdisjen e vizitave të tyre ne çdo derë në çdo orë të ditës, për të kthyer njerëzit në besimin e tyre. Organizata që ata përfaqësojnë, e njohur si Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e Pamfleteve (BKR & SHP) e vënë theksin tek profecitë e kohëve të fundit dhe kanë parashikuar fundin e botës, por pa sukses. BKR & SHP ushtron kontroll të rreptë mbi Dëshmitarët e Jehovait dhe ndalon pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të tilla të zakonshme si transfuzion gjakut, marrjen e gjakut në raste nevoje, festim ditëlindjesh ose festash (duke përfshirë Krishtlindjet, Pashkët, Ditën e Nënës) pjesëmarrjen në votime, betimin përpara flamurit dhe shërbimin ushtarak. Ndalojnë martesën jashtë fesë së tyre, etj. Nëpërmjet këtyre kufizimeve, BKR & SHP ngre një mur izolimi midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
nga Dom Marjan Lumçi *
E KALUARA HISTORIKE
Bibla e Kullës së Rojës (BKR) dhe Shoqata e Pamfleteve (SHP) pretendojnë se është e vetmja organizatë që Hyji po përdor sot, që të shpjegojë të vërtetën dhe të flasë për Të.
Sipas BKR&SHP, të gjithë ata që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait do të shkatërrohen në Armagedon, një ngjarje e gjykimit hyjnor, që ata thonë se është shumë e afërt.
Shoqëria Kulla e Rojës shtyp çdo javë mbi 15 milionë kopje të revistave të saj në 120 gjuhë dhe ka mbi 5 milionë Dëshmitarë të Jehovait [botues] që përhapin doktrinat ne 230 vende. Më poshtë do të jenë disa fakte të historisë dhe besimeve të Dëshmitarëve të Jehovait, të cilat çdo njeri duhet ti dije.
DOKTRINA DHE BESIME TË HUAZUARA
Carls T. Rasell (1852-1916) themeloi lëvizjen e Dëshmitarëve të Jehovait. Kur ishte një adoleshent ai mohoi rrënjët e tij Presbiteriane, u bashkua me një bashkësi më liberale dhe më vonë u largua edhe prej saj.
Ai mohoi hyjninë e Jezu Krishtit dhe mësimet biblike për ferrin dhe dënimin e përjetshëm. Rasell nuk kishte shkollim biblik, por e huazoi dhe ndërtoi besimin nga mësime të ndryshme, të cilat ishin të njohura në atë kohë. Për shembull, adventizmi influencoi tek ai mohimin e ferrit; një fraksion adventist i udhëhequr nga N.H.Barbur ngjalli interesin e tij për profetët e kohëve të fundit. Nga Barbur ai huazoi besimin se Krishti u kthye në mënyrë të padukshme në botë në vitin 1874, dhe se viti 1914 ishte viti i shkatërrimit të botës dhe fillimi i mijëvjeçarit të Ri.
PRETENDIME FANTASTIKE
Në vitin 1879 Rasell nxori revistën e tij të parë Kulla e Rojës e Sionit dhe Heraldi i Prezencës se Krishtit (sot e njohur si Kulla e Rojës) për të reklamuar doktrinat e tij. Njerëzit u tërhoqën nga predikimet sensacionale të Rasell për kohët e fundit dhe kështu organizata u zgjerua.
Pavarësisht nga mungesa e shkollimit të tij në teologji apo në gjuhët biblike, Rasell pretendoi se ishte i vetmi që dinte të vërtetën dhe fuqishëm dënoi besimet e tjera të krishtera. Si rrjedhojë, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme filluan të ekspozojnë mësimet e pavërteta të Rasell dhe karakterin e tij të dyshimtë.
KARAKTER ME TË META
J.J.Ras publikoi një pamflet ku ekspozoheshin pretendimet dhe doktrinat e rreme të Rasell. Ai zbuloi se Rasell “kurrë nuk kishte ndjekur shkollën e lartë; nuk di gati asgjë nga filozofia, teologjia historike ose sistematike dhe është krejtësisht i paditur në gjuhët biblike (hebraisht dhe greqisht). Pa arritur sukses Rasell u mundua të ndalonte qarkullimin e këtyre informacioneve shkatërruese për të, duke e hedhur në gjyq Rev. Ras me akuzën për shpifje. Megjithatë, Rasell jo vetëm që e humbi gjyqin, por në procesin gjyqësor bëri dëshmi të rreme kur gënjeu nën betim, se gjoja kishte njohuri të gjuhës Greke. Në fund Rasell pranoi se gjithçka e thënë rreth tij ne pamflet ishte e vërtetë.
Më 1913, Rasell, pa pasur sukses hodhi në gjyq “Shqiponja” e përditshme e Bruklinit për shpifje, kur kjo gazetë botoi përpjekjet e tij mashtruese për të shitur grurë të zakonshëm me çmimin e lartë 60 dollarë për kilogram, duke pretenduar se ishte “Grur i mrekullisë”.
PROFECI TË DËSHTUARA
Me gjithë këto të meta, Raselli vazhdoi të tërhiqte njerëz me interpretimet e tij fantastike dhe profetike dhe paralajmërimet e tij dramatike se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914.
Kur viti 1914 erdhi dhe shkoi, ai e ndryshoi kohën për në vitin 1915. Raselli vdiq ne 1916 duke i lënë dishepujt e tij në dyshimin dhe zhgënjimin e parashikimeve të tij të dështuara. Jozef Franklin Radherford e mori atëherë organizatën nën kontroll.
PROFECI PËR PERFITIME
Radherford (1869-1942) gjithashtu përdori dhe kërcënoi me Armagedonin për të frikësuar Dëshmitarët e Jehovait. Ai botoi “Misteri i mbaruar” një libër i cili parashikonte se vitin 1918 Perëndia do të shkatërronte kishat dhe miliona anëtare të tyre dhe lajmëroi se në 1920 çdo mbretëri do të përpihej nga anarkia.
Radherfordi shpjegonte se e vetmja rrugë për të shpëtuar nga gjykimi i afërt dhe shkatërrimi, ishte bashkimi me organizatën Kulla e Rojës.
Frika nga Armagedoni i nxiti Dëshmitarët për të punuar më shumë për shitjen e librave të Radherford dhe literaturës tjetër të Kullës së Rojës. Kur parashikimet për vitin 1918 dhe 1920 dështuan, Radherfordi caktoi një datë të re në librin e tij të titulluar “Miliona që tani jetojnë nuk do të vdesin kurrë” (1920). Ky libër mësonte se mijëvjeçari do të fillonte në vitin 1925 dhe se Shenjtorët e Dhjatës së Vjetër si Abrahami, Isaku, Jakobi dhe Davidi do të vijnë përsëri në jetë. Kulla e Rojës ndërtoi edhe një vilë luksoze spanjolle, të quajtur Beth-Sarim (Shtëpia e Princërve), gjoja për të strehuar këta patriarkë. Ndërkohë Radherfordi u rehatua në vile. Ai, gjithashtu, në kohën e Krizës kishte një veturë të re shumë të shtrenjtë, ndërkohë që anëtarët e thjeshtë të Dëshmitarëve të Jehovait shisnin derë më derë librat dhe pamfletet e Kullës se Rojës dhe punonin në qendrën drejtuese të Bethel për 10-15 dollarë në muaj. Gjashtë vjet pas vdekjes së Radherford, ne vitin 1942, shenjtoret e Dhjatës së Vjetër ende nuk erdhën, kështu që shoqëria pa zhurmëshiti vilën “Beth-Sarim”, duke mbyllur kështu një kapitull të turpshëm në historinë e tyretë parashikimeve.
FALSIFIKIMI I BIBLES
Nën drejtimin e Nethen H. Norr (1905-1977), Shoqëria Kulla e Rojës e la mënjanë caktimin e një date për një farë kohe dhe zgjodhi një strategji tjetër. Meqenëse shumë nga mësimet e tyre hidhen lehtësisht poshtë nga vargje të rëndësishme të Biblës së Mbretit Jakob (King James Bible), Norr vendosi të botojë një Bibël tjetër vetëm për Dëshmitarët e Jehovait. Bibla e Kullës së Rojës, e quajtur Përkthimi i Botës së Re (New World Translation), zhurmshëm ndryshuan shumë vargje të cilat tregojnë gabimet e mësimeve të Kullës se Rojës. Shembulli i thjeshtë dhe me i miri ishte nga Ungjilli i Gjonit 1,1, i cili në King James Version, qartësisht deklaron hyjninë e Jezusit – “Fjala ishte Hyj”. Shoqëria Kulla e Rojës e mohon hyjninë e Jezu Krishtit, kështu New World Translation e shndërron fjalinë në “Fjala ishte një Perëndi.”
Një shembull tjetër gjendet në Dhiatën e Vjetër, në librin e Zakarisë, kapitulli 12,10. Perëndia Jehova flet dhe thotë, “ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë shporuar“ e kuptuar nga të krishterët si një referencë e qartë parashikuese për kryqëzimin. Duke njohur se përmbushja e kësaj profecie të Jezusit do të thotë se ai është Hyji Jehova, Shoqëria Kulla e Rojës e ka ndryshuar këtë varg në New World Translation në “ata sigurisht do të shohin tek Ai të cilin e kanë therur,” duke eliminuar kështu një fakt tjetër të hyjnisë së Jezu Krishtit. Shoqëria bëri ndryshime të ngjashme në shumë vargje të tjera të lidhura me hyjninë e Krishtit (Kolosianëve I: 16-20, Titi 2,13, Hebrenjve 1,8). Ata gjithashtu kanë ndryshuar vargje që shfaqin falsitetin e mësimeve të Shoqërisë Kulla e Rojës, në subjekte të tilla si realiteti i dënimit të përjetshëm (Mateu 25,46), dhe personaliteti i Frymës të Shenjtë (1 Korintasve 14.14-16, 1 Timoteu 4,1, Juda 19). Në këtë mënyrë Shoqëria Kulla e Rojës i jep Dëshmitarëve të Jehovait dhe të konvertuarve të mundshëm iluzionin se Bibla mbështet doktrinat e saj të gabuara.
Grupi për përkthimin e New World Translation u mbajt anonim, pa dyshim për të mbuluar mungesën e tyre të kualifikimit teologjik. Asnjë nga njerëzit që punoi në këtë projekt nuk kishte kualifikim në gjuhet biblike, me përjashtim të Frederik Franc. Ai ishte kryetari i grupit dhe kishte studiuar greqisht për dy vjet në Universitetin e Sinsinatit, pa arritur të diplomohet, dhe kështu mësoi vet hebraishten.
Pas vdekjes se Norr, Franc u bë presidenti i ri i Shoqërisë Kulla e Rojës.
FRIKËSIMI DHE MUNGESA E INTEGRIMIT
Nga viti 1960 deri me 1966 ritmi i rritjes së organizatës ra konsiderueshëm. Në këtë pikë Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e Pamfleteve (BKR & SHP) botuan një libër të ri, me një datë të re për fundin e botës. “Jeta e Përjetshme në Lirinë e bijve të Perëndisë” (1966) nga zëvendës-presidenti Franc (1894-1992), nxori përfundimin se vjeshta e 1975 do të shënonte fillimin e periudhës së shtatë në historinë e njerëzimit. Shoqëria u tregua shumë e kujdesshme në evitimin e botimit të një parashikimi haptas, por mesazhi ishte i qartë për Dëshmitarët e Jehovait kudo ku ata ishin Armagedoni po vinte së shpejti. Disa madje shiten edhe shtëpitë dhe pasuritë e tyre dhe për këtë ata u lavdëruan nga udhëheqësit e tyre.
Radhët e tyre u rritën me mijëra deri në vitin 1975. Pastaj shumë Dëshmitarë e kuptuan se Shoqëria Kulla e Rojës nuk udhëhiqej nga Perëndia dhe u larguan nga organizata. Drejtuesit e BKR & SHP nuk e pranuan faktin se kishin gabuar në parashikimin e vitit 1975, përkundrazi, ata i udhëzuan anëtarët e çoroditur se duhej të “rregullonin pikëpamjet e tyre”.
Demaskimi i parashikimeve false të Shoqërisë Kulla e Rojës krijoi dyshime dhe shqetësime për organizatën. Shoqëria iu përgjigj duke botuar artikuj dhe libra në të cilat ata pranuan se kishin bërë gabime në parashikimet e tyre historike dhe në mësimet doktrinale. Ata i shfajësuan këto gabime duke ia atribuar ato gabueshmërisë njerëzore dhe duke thënë se Shoqëria Kulla e Rojës kurrë nuk ka pohuar se ishte e frymëzuar nga Perëndia. Ky ishte një mashtrim i paturpshëm meqenëse revistat e Kullës së Rojës në të kaluarën janë paraqitur si “Mesazhe të Perëndisë” dhe kanë pasur udhëzime në thonjëza nga Jehovai. Një revistë e Kullës së Rojës jo me larg se 1 Gushti 1995 citonte: “Jehova veçanërisht mëson njerëzit e tij me anë të studimeve javore të Biblës, duke përdorur Kullën e Rojës si ‚ndihmues në mësim‘
Në vitin 1943, zëvendës-presidenti i KR Frederik Franc, dhe presidenti Nejthen H. Norr dhanë nën betim, në gjyq, dëshminë e mëposhtme se përmbajtja e Kullës së Rojës vjen direkt nga Perëndia.
Marrja në pyetje Frederik W. Franc në hetimin e Olin Mojl kundër BKR & SHP, 1943. Seksioni # 2596-2597 faqe 866.
Pyetje: Sidoqoftë, Jehova Perëndi është tani botuesi i gazetës (Kulla e Rojës), apo jo?
Përgjigje: Ai është sot botuesi i gazetës.
Pyetje: Sa kohë ka qenë botues i gazetës?
Përgjigje: Që nga fillimi, Ai e ka drejtuar atë.
Marrja në pyetje e Nejthen Honer Norr gjate hetimit të Olin Mojl kundër BKR&SHP, 1943, Seksioni # 4421, faqe 1474.
Pyetje: Në fakt, ajo (Kulla e Rojës) është konsideruar si Fjala e Perëndisë, apo jo?
Përgjigje: Po. Si Fjala e Perëndisë.
Pyetje: Pa asnjë kualifikim të çfarëdoshëm?
Përgjigje: Po, drejtë.
Shumë njerëz nuk janë në dijeni të këtyre fakteve dëmtuese dhe kështu radhët e Dëshmitarëve shtohen duke shpërndarë sasi të mëdha materialesh mashtruese. Pavarësisht nga dështimet në të kaluarën dhe pretendimet e sotme të pafrymëzuara, Shoqëria Kulla e Rojës sërish kërkon besnikëri të plotë dhe vazhdon të parashikojë se Armagedoni po vjen së afërmi për shfarosjen e çdo njeriu që nuk bashkohet me organizatën ose të atij qe e braktis atë. Megjithëse me një histori të ndryshuar për manipulime dhe profeci të rreme, Shoqëria Kulla e Rojës ende parashikon se është e vetmja që mëson të vërtetën.
BESIME DOKTRINALE
Kur një organizatë si BKR&SHP pretendon të jetë e vetmja fe e vërtetë dhe burim i vetëm i mësimit korrekt të Biblës, duhet të studiojmë besimet e saj me kujdes. Nëse doktrinat janë të vërteta, ato duhet të jenë të mbështetura në Bibël dhe mësimet e saj do të jenë të qëndrueshme dhe të pandryshueshme në vite. Por Dëshmitarët e Jehovait mohojnë ose ndryshojnë shumë nga mësimet bazë të Biblës dhe besimet e tyre janë të kundërta me ato të krishterëve të rilindur gjatë shekujve. Shikoni krahasimet e mëposhtme:
Natyra e Hyjit. Bibla mëson se ka vetëm një Hyj të vërtetë Is. 43.10-11, 44.6-8). Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte janë të identifikuar si persona të veçantë në një Trinitet me Perëndinë në krye. (Mat 3:16-17,2 Kor 13:14). Në Dhiatën e Re, Biri dhe Fryma e Shenjte, ashtu si Ati janë identifikuar si Perëndi të veçantë. Secili ka atribute hyjnore dhe vepron si Perëndi. (Biri: Mark 2.5-12, Gjoni 20.28, Heb 1.8, Fryma e Shenjte: Veprat 5.3-4, 2 Kor 3.17-18).
Në të kundërt, BKR&SHP mohon natyrën e trinisë së Perëndisë dhe mësojnë se një dogme e tillë është frymëzuar nga djalli. Ata mësojnë se Jahve, emri i Perëndisë se vetëm e të vërtetë, i korrespondon vetëm Perëndisë-Atë. Shoqëria, gjithashtu mohon se Jezusi është Zot (shih pikën tjetër). Ata mohojnë se Shpirti i Sjejtë është një person dhe në vend të kësaj mësojnë se Ai është thjesht një forcë aktive e Hyjit, e ngjashme me elektricitetin.
Jezu Krishti. Bibla mëson se Jezu Krishti është Zoti i bërë njeri (në mish) dhe Ai është krijuesi i të gjitha gjërave (Gjoni 1:1-3, 14, Kol:16). Ndërkohë që ishte Zot, në kohën e caktuar, Ai la mënjanë lavdinë që ndante me Atin dhe mori natyrë njerëzore (Gjoni 17:3-5; Fil. 2:6-11; Kol2:9). Pas vdekjes, Jezu Krishti u ringjall dhe u ngrit nga varri, u pa dhe u njoh nga me shumë se 500 njerëz. Ky fakt ishte vendimtar ne predikimin dhe besimin e Kishës apostolike (Luka 24:39; Gjoni 2: 19-21; 1 Kor 15:6, 14).
Në të kundërt, BKR&SHP mohon hyjninë e Jezu Krishtit dhe mësojnë se Jezusi është një qenie e krijuar. Ai se pari ekzistoi si Mikaeli kryeengjëlli dhe me vonë u lind si një njeri i përsosur. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se pasi Jezusi u varros, Perëndia e rregulloi trupin e tij. Jezusi u rrit si një krijese shpirtërore dhe “u materializua” ne një trup njerëzor për ta bërë veten të dukshëm. Tani në parajsë Ai është serish i njohur si Mikaeli kryeengjëll.
Shpëtimi: Bibla mëson se vdekja e Krishtit vetëm siguron zgjidhjen për problemin e mëkatit të njeriut. Jezu Krishti mori mëkatet personale të të gjithë njerëzve – në të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen – në trupin e Tij ne kryq (1 Pet 2:24) dhe si një Zot i përsosur dhe si njeri i përsosur Ai plotësoi krejtësisht kërkesat e drejtësisë hyjnore për ne (Rom 3:22-26). Si rrjedhojë, çdo njeri ose të gjithë ata që e pranojnë Atë me besim të thjeshtë (Gjoni 1:12; Veprat 16:31), mund të falen, të deklarohen të drejte dhe të rivendosin marrëdhënie me Hyjin Atë (2 Kor 5:21; Heb 7:24-26).
Në të kundërt, BKR&SHP Mëson se vetëm një grup – elitë i Dëshmitarëve, të njohur si “të 144000”, ose të “vajosurit” njohin tashme drejtësinë e Krishtit. Vetëm të 144.000 janë të rilindur dhe presin të sundojnë me Krishtin në parrizë. Për masën tjetër të Dëshmitarëve të Jehovait, të njohur si “dele t e tjera” ose “masa e madhe”, sakrifica e mundimshme e Krishtit vetëm siguron një shans për jetë të përjetshme në tokë.
Bibla gjithashtu, mëson se jemi të shpëtuar nga hiri, e shkëputur nga punët tona të mira, shëlbimi është dhuratë e Hyjit. Në nuk mund të bëjmë asnjë gjë që të kontribuojmë në shëlbimin tonë sepse, të shkëputur nga Jezu Krishti, ne jemi “të vdekur në mëkatet tona” (Efesianëve 2: 1-9).
Në të kundërt, BKR&SHP mëson se duhet të fitojmë shpëtimin tonë; shpëtimi do të “varet nga punët e çdo njërit”. Një njeri mund “të vijë se pari tek organizata e Jehovait për shpëtim” dhe të pajtohet me çdo gjë që ata mësojnë. Në këtë mënyrë, një marrëdhënie me organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait më mirë se një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin, paraqitet si bazë e shpëtimit.
Shpirti i njeriut dhe Ndërshkimi i Përjetshëm.
Bibla mëson se shpirti vazhdon të ekzistojë në mënyrë të ndërgjegjshme pas vdekjes (Luka 16:19-31; 2 Kor 5:6,8, Filip. 1:23-24; Zbulesa 6:9-11). Ata që kanë hedhur poshtë dhuratën e Hyjit për jetën e përjetshme do të vuajnë të ndërgjegjshëm ndëshkimin e përjetshëm. (Mt 25:41,46; Zbulesa 14:10,11; 20:10,15).
Në të kundërt, BKR&SHP Mohon ndëshkimin e përjetshëm dhe mëson se njeriu nuk ka një shpirt që mbijeton pas vdekjes së trupit, Dëshmitarët besojnë se vdekja i jep fund çdo ekzistence të ndërgjegjshme. Ferri i referohet varrit dhe ata që janë në fund të gjykuar nga Perëndia do të zhduken dhe thjesht do të pushojnë së ekzistuari.
Bibla. Bibla mëson se forcimi me Shpirtin e Shenjtë i jep mundësi çdo të krishteri të kuptojë Fjalën e Zotit dhe ta zbatojë atë si duhet në jetën e tij (Gj. 16: 13; 1 Gj. 2:27).
Në të kundërt, BKR&SHP mëson se Bibla mund të interpretohet vetëm nga Shoqëria Kulla e Rojës dhe asnjë individ nuk mund të mësojë të vërtetën i shkëputur nga ajo.
Shoqëria K.R pretendon se është organizata e Jehovait dhe kanali i vetëm i Hyjit për udhëzime shpirtërore në ditët e sotme.
KONTRADITA DHE NDRYSHIME
BKR&SHP thekson se Bibla është një “libër organizativ” dhe nuk mund të kuptohet nga individë, pavarësisht se sa të sinqerte janë ata. Par si mund t’ia besojmë fatin tone të përjetshëm një organizate e cila gjate kohës se shkurtër të ekzistencës se saj, ka akumuluar një histori kaq të trishtuar me kontradikta dhe ndryshime? Le të studiojmë shembujt e mëposhtëm të KR.
Me 1975 BKR&SHP mësonte se njeriu i cili mbjell farën si në shëmbëlltyrën e farës së sinapit (Mateu 13) është Satani. Nga fundi i po këtij viti ata mësonin se ky mbjellës ishte Jezusi.
Një incident i ngjashëm ndodhi me 1978, kur BKR&SHP identifikuan “Alfa dhe Omega” të Zbulesës 22: 12-13, si Jehova (ky është Perëndia-Atë) dhe pesë javë më vonë mësuan se këto vargje i referohen Jezusit.
Dështimi i shoqatës Kulla e Rojës për të interpretuar në mënyrë korrekte Biblën shihet me qartë në ndryshimet e shpeshta doktrinale. Në fillim ata mësojnë pozicionin A, pastaj kalojnë në pozicionin B, duke pretenduar se Perëndia u ka dhënë “një Ditë të re”. Mirëpo më vonë, ata kthehen tek mësimi i vjetër (pozicioni A)dhe në disa raste kthehen përsëri tek pozicioni B. Ja disa shembuj.
Ringjallja e Njerëzve të Sodomës.
Në vitin 1879 – Ata do të Ringjallen
Në vitin 1952 – Ata nuk do të Ringjallen
Në vitin 1965 – Ata do të Ringjallen
Në vitin 1988 – Ata nuk do të Ringjallen.
Fjala “Zoti” tek Romaket 10:12-16,
Në vitin 1903 – “Zoti” i referohet Jezusit
Në vitin 1940 – “Zoti” i referohet Jehovait
Në vitin 1978 – “Zoti” i referohet Jezusit
Në vitin 1980 – “Zoti” i referohet Jehovait.
Fraza “Pushtetet e Sipërme” tek Romakët 13:1.
Në vitin 1913- “Pushtetet e Sipërme” i referohet qeverive
Në vitin 1943- “Pushtetet e Sipërme” i referohet Perëndisë Jehova dhe Jezu Krishtit
Në vitin 1964- “Pushtetet e Sipërme” i referohet qeverive.
Ndarja e “deleve dhe e cjepërve” (Mat 25:31-46).
Në vitin 1919 – Do të ndodhë pas vuajtjeve
Në vitin 1923 – Po ndodh tani, para vuajtjeve
Në vitin 1995 – Do të ndodhë pas vuajtjeve.
PERFUNDIMI
Nën dritën e fakteve të mësipërme, a duhet ti besojmë Biblës se Kullës së Rojës dhe Shoqërisë se Pamfleteve? Ata kanë parashikuar të paktën 6 herë mbarimin e fundit të batës dhe i kanë përdorur këto parashikime për të frikësuar ndjekësit e tyre. Bibla na paralajmëron se kanë për të ardhur shumë profetë të rreme qe do të pohojnë se flasin për Hyjin (Mateu 7: 15; 1 Gjoni 4: 1). Fatmirësisht jep edhe një test të mire për të identifikuar profetët e rremë. Tek Ligji i Përtërirë 18:21-22 na thuhet se kushdo qe e shpall veten se po flet si një profet i Perëndisë dhe parashikon diçka që nuk ndodh është një profet i rremë:
Ju mund t’i thoni vetes, “Si mund ta dimë qe një mesazh nuk është dhënë nga Zoti? Ne qoftë se shpallja e një profeti ne emër të Zotit nuk realizohet ose ndodh, ai është një mesazh qe nuk e ka dhënë Zoti. Ai profet ka folur kotësira. Mos kini frike nga ai.
Sipas Biblës, një profeci e rreme e bën folësin profet të rreme. Nga ky provim, Shoqëria Kulla e Rojës dështoi në profecitë në lidhje me 1914, 1915, 1918, 1920, 1925, dhe 1975 duke provuar pa dyshim qe është një profet i rreme.
Ky grup në mënyrë të vazhdueshme ka ndryshuar doktrinat e tij, të gjitha këto janë thënë dhe në të njëjtën kohë kanë pretenduar se vetëm ata e kanë të gjithë të vërtetën. A është kjo e pajtueshme me përsosmërinë dhe shenjtërinë e Hyjit Atë?
Unë nuk dua të vë në lojë ose të uli vlerat e individëve të Dëshmitarëve të Jehovait; ata janë në përgjithësi të sinqertë dhe njerëz të përkushtuar. Në një kuptim ata janë më tepër si dele të humbura se sa ujq grabitqarë, për faktin se ata janë mashtruar nga një organizate në një histori plot profeci dhe doktrina të rreme. Dëshmitarët e Jehovait vërtetë besojnë se po u larguan nga Shoqata Kulla e Rojës ata do të shkatërrohen në kohën e Armagedonit. Ata kanë nevojë për dashurinë dhe tu tregojmë të vërtetën.
Dëshira e jonë për ta, ashtu si për çdo njeri tjetër, është që ata të njohin të vërtetën që na mëson Bibla dhe të kuptojnë se shëlbimi është dhurata e Hyjit-Atë për ne. Vetëm duke hyrë në një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin dhe në Kishën të cilën ai vetë e deshi dhe e themeloi mbi apostujt, çdonjërit prej nesh do ti sigurohet falja nga mëkatet dhe Jeta e Pasosun.
* Dom Marjan Lumçi është famullitar i Katedrales “Shën Pali” në Tiranë.