Meditime

Drita-Maria Gjoni: Kthimi në identitetin kombëtar e shpirtëror

Kthimi në identitetin kombëtar e shpirtëror

Nga Drita-Maria Gjoni *

Zonja dhe zotërinjë, sot jemi mbledhur këtu për ta bërë promovimin e librit kthimi të autorit Dodë Gjergji në tri vëllime.
Është e vërtet dhe e njohur se formula e rrëfimit ështe paqja që njeriu vendos të vërtetën para Zotit.
Pra pikërisht kët mision të madh dhe shumë të rëndësishëm e ka ndërmar edhe autori i librit Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren–Prishtinë.
Autori në fjalë është vazhdimësi e figurave kombëtare që nëper shekuj shëndritën të vërtetën tonë historike dhe shpirtërore. Autori në kët vepër gjen fuqinë të na jap formulën e kthimit te rrënjët e vërteta si rrugë e vetme e kombit tonë për një të ardhme të ndritur për ti dhënë fund errësirës nëper shekuj të dhunës, mashtrimit dhe shtrembërimit të historisë së kombit tonë.
Vepra Kthimi ka ngjallur një kureshtje të madhe te lexuesit sepse nga vet fjala kthimi nuk don të thot kthim mbrapa por kthim në identitetin tonë kombëtar e shpirtëror.
Autori paraqet dy personazhe krysore në pjësen e parë. Shpresën e cila i përkiste besimit islam dhe Abdullahun i cili ishte rikthyer tek rrënjet e tija stërgjyshore dhe mbante emrin Gjon.
Shpresa në ditën që babai i sajë e dërgon për ta regjistruar në universitet takon rastësisht një djal me sy të kaltër ashtu siq e quante ajo.
Ky takim ndezi shkëndijën e parë në zemrën e sajë. Me tu njoftuar pastaj këta dy të rinjë Shpresa dhe Gjoni shkëmbyen bisedat e tyre për ta njohur njëri tjetrin, por Shpresa me të Kuptuar se Abdullahu tani quhet Gjon dhe kishte simpati ndaj Kryqit ajo u largua nga ai. Mirëpo dashuria që ndjente per sy kaltrin nuk e lente të qetë dhe ajo vazhdoi që te hulumtoj për të kaluarën e të parëve tanë.
Fillimisht shoqet e konviktit i propozojnë të takoj hallën Shaqë një plakë e shtyrë në moshë. Halla Shaqë i tregon shumë qjëra në lidhje me të Kaluarën e popullit tonë dhe e inkurajon që të mos heqë dorë nga ky djalë. Pastaj takon edhe gjyshin e sajë nga ana e Nënës. Edhe pse në fillim gjyshi heziton ai pastaj i tregoi shumë gjëra të vërteta nga e kalura e popullit tonë në lidhje me religjionin.
Pasi mori këto informata Shpresa pas një kohe të gjatë vendosi ta takoj Gjonin. Në atë takim kuptoi se Gjoni është një djalë i guximshëm i cili kishte shpallur publikisht kthimin në identitetin iliro-Arbëror. Për shoqërinë ky kthim dukej marrëzi kurse për shpresën identifikim me Serbin sepse kështu e kishte mësuar rrethi ku jetonte se kryqi është simbol i serbëve.
Shpresa me të kuptuar të vërtetën për të kaluarën e popullit tonë vendosin që bashk me Gjonin ta takojne DON ZEFIN, një prift që Gjoni e kishte takuar disa herë më parë. Nga vizita e bërë te Don Zefi shpresa kishte mbetur e mahnitur nga spjegimet e tijë.
Por kjo nuk mbaroi me kaq. Ata u takuan edhe disa herë. Pastaj Don Zefi kishte marrë leje nga ipeshkvi për të hyrë në arkivat e kishës për të qëndruar tri ditë. Aty Shpresa gjen librin e Don Nikoll Mazrekut e cila ishte shkruar në bazë të dëshmive të Martirëve të Karadakut. Gjatë leximit të pjesës dytë Autori paraqet Kryesisht vuajtjet, torturat dhe dëbimet që përjetuan trimat e Karadakut nga pushtuesi shekullor otoman. Ngjarja zhvillohet gjatë viteve 1844-1848 kur perandoria osmane nën trysninë e fuqive të mëdha nxori ligjin pë tu dhënë të drejtën e lirisë fetare të gjithë të nënshtruarve të sajë. I gjithë rrëfimi fillon në natën e Zojes së madhe në shtëpinë e Zef Jahisë në Stubëll.
Gjendja e tyre shpirtërpre laramane siq e quanin ata të trashëguar dhe atë të imponuar vjenë në një qast kur duhej të vendosnin për njëren dhe prej tjetrës të hiqnin dorë.
Protagonistët janë kryesisht nga Stublla, Binqa, Letnica, Vërnakolla ose ndryshe nga Malësia e Karadakut, Zef Gashjani, Pjetër Koliqi dhe Kolë Sopi thërrasin burrat në kuvend dhe aty marrin vendimin për kthimin në fenë e të parëve. Edhe pse ishin të vetëdijshëm se ky kthim do të sjell vuajtje tortura e edhe vdekjen ata vendosin të rreshtohen në traditat e të parëve të tyre.
Në kuvendin që u mbaj në shenjëtoren e Zojës në Letnicë ishte i pranishëm edhe Frati, dhe aty u betuan se do ta qojnë deri ne fund vendimin e tyre për atdhe e fe.
Mirëpo jehona e kuvendit të burrave të Malësisë ose e burrave të besës shkoj edhe në veshët e Maliq Beut të Gjilanit, sepse pushtuesi osman kishte gjithmonë edhe bashkëpuntoret e tyre e që fatkeqsisht ishin shqiptarë sepse kishin privilegje shumë të mëdha të asaj kohe.
Ai kishte urdhëruar ushtarët osman që burrat e besës ti sillnin para tijë dhe ti frikësonin. Mirëpa Malësorët e Karadakut i vijne vet në sarajin e tijë të veshur me veshje kombëtare me plisa në kokë dhe me kryqin ne gjoks. Aty para beut  famëkeq dëshmuan se nuk heqin dorë nga feja e të parëve me asnjë qmim dhe këtu fillon kalvari i vuajtjeve të këtyre trimave.
Beu urdhëron që edhe familjarët e tyre të internohen fillimisht në burgun e Gjilanit pastaj të Prishitnës, të Shkupit duke vazhduar në Selanik dhe duke përjetuar torturat më qnjerëzore më në fund përfundojne në Muhaliqin e Turqisë. Ky kalvar plot vuajtje, dhimbje, tortura dhe vdekje Zgjati tre vite.
Frati i cili edhe ai përjetoi vuajtjet e njejta me burrat e Karadakut në Selanik u mor në mbrojtje nga Konsuli i Francës, me të dëgjuar se Shqiptarët u dëbuan për Stamboll edhe ai arriti atje dhe ishte gjithmonë në kërkim të tyre. Ai i kishte alarmuar të gjitha institucionet e Stambollit. Gjithashtu të gjitha kishat në Stamboll filluan të mbledhin ndihma dhe luteshin për ta, Gjithashtu edhe trupat diplomatike të Francës e Anglisë dhe disa shtete tjera u angazhuan shumë për fatin e tyre dhe më në fund me kërkesën dhe këmbënguljen e Malsorëvë u vendos që ata të kthehen në atdheun e tyre.
Më në fund Malsorët e Karadakut kthehen në atdhe si triumfues dhe vendosin Kryqin në maje të Stubllavaqës që simbolizon fitoren e tyre. Ky kryq qëndron edhe sot e kësaj dite për të dëshmuar praninë e shpirtit të Martirëve të Karadakut. Në diten e ringjalljes Krishtit burrat përfundojn kalvarin e tyre në Stubëll dhe vendosin Kryqin në majen e sajë, veshen me rroba autoktone, i falën të gjithe që i kishin tradhëtuar sepse kështu na mëson krishti dhe festuan festën e Pashkëve.
Në pjesën e trëtë Autori Dod Gjergji paraqet me shumë kujdes se si dy të dashuruarit Shpresa dhe Gjoni vendosin ta kalojnë jetën e tyre bashk. Por ishte Shpresa e cila hezitonte që për lidhjen e sajë me Gjonin ti tregonte familjes së sajë sepse paraprakisht e dinte se ata kurrsesi nuk do ta pranonin lidhjen e tyre. Pas shumë përpjekjeve ajo vendosi ti tregonte babait të sajë. Pastaj e kuptoi edhe nëna edhe vellai. Më e tronditura ishte nëne e sajë e cila assesi nuk pranonte të japë bekimin e kësaj lidhje dhe as kthimin në fenë e të parëve tanë. Çdo përpjekje e tyre ishte e kotë dhe nuk arrinin ta bindin Shpresën te heq dorë nga vendimet e saja.
Më në fund me insistimin e gjyshit të Shpresës qe mos ta pengojn në rrugën e saj dorzohet edhe nëna e saj dhe i thot vajzes se i gjithë rrethi do ti fyejnë e do i vënë në lojë në dasma, dreka e të pame. Prandaj ne duhet të mohojm i thot ajo sepse vetëm kështu mund të lahemi para të tjerëve.
Por Shpresa vazhdimisht ju thoshte se ju jeni prindërit e mi dhe do të ju dua deri sa të jem gjallë, dhe e lënduar në shpirt qante së bashku me nënën e sajë.
Pas shume vuajtjeve, fyerjeve dhe mohimit edhe nga familja e tyre Gjoni dhe Shpresa filluan bashkëjetesën në një banesë të vogël në Prishinë dhe zyrtarisht filluan përgaditjet për pagëzim. Takimet me Don Zefin ishin edhe më të shpeshta. Pas disa muaj në banesën e dy të rinjëve erdhen edhe Babai i Gjonit dhe Shpreses dhe i bekuan dy te rinjet edhe pse nuk pajtoheshin me vendimin e tyre. Dhe në fund pagezimi tyre u bë në festën e Pashkëve.
Hyrja në Katedrale ishte madhështore sepse kishin pritur kohe të gjatë që ta perqafonin Krishtin përfundimisht, dhuruesin e jetës e shpëtimtarin e botës. Gëzim i pa përshkruar ishte kur Shpresa pa se në ceremonin e pagëzimit ishin të pranishem edhe Nëna, Gjyshi, Daja dhe shoqet e saja nga konvikti.
Shpresa dhe Gjoni u pagëzuan në emër të Atit e birit e shpirtit të shejtë dhe dukej se po fluturonin nga gëzimi sikur zogu që del nga gëzhoja e vezës. Të pagëzuarit të veshur me petkun e bardhë që simbolizon rilindjen mbanin qirinj në duar dhe uronin njëri tjetrin. Pastaj morën edhe kungimin dhe duhej të prisnin deri të hënën per të bëre kurorëzimin dhe të vazhdonin jetën si burrë dhe grua.
Gjatë gjithë rrugëtimit të vuajtjeve, nënqmimit, shikimeve me përbuzje nga rrethi i gjerë dhe i ngushtë e deri edhe te mohimi nga familja më besoni se edhe ne si familje e gjetëm veten në kët tregim. Me gjithe se Shpresa pati më në fund një përfundim të lumtur tek ne ndodhi e kundërta sepse ndodhi mohimi (leqitja) nga familja e bashkëshortit tim. Përkundër kësaj ne prap i lutemi Zotit sikur Jezusi gjat kryqëzimit, Fali o At sepse nuk dinë çfarë bëjnë!

_____
* Kumtesë e mbajtur në promovimin e romanit trilogjik “Kthimi” i ipeshkvit tonë, Imzot Dodë Gjergji, më 6 nëntor, në Sirnach (Thurgau). Drita Sahiti është pagëzuar më 11 shtator 2021, në Lozanë, me emrin Drita-Maria Gjoni, së bashku me bashkëshortin David Gjoni dhe anëtarët e familjes së vet.

PRIFTI I MISIONIT

Misionari: Don Marjan Demaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08

Translate »