Meditime

Dom Lush Gjergji: Bisedat me Nënën Terezë

Këto ditë doli në dritë libri i autorit Dom Lush Gjergjit, me rastin e 5 vjetorit të Shenjtërimit të  Nënës Terezë, të shpallur nga Papa Françesku, më 15 mars 2016, me intervistat ekskluzive të mbledhura në vende dhe rrethana të ndryshme, në veçanti në pesë vizitat e saj në Kosovë dhe fjalimin e rastit për pranimin e Çmimit Nobel për Paqe (1979), me fotografi, fjalë, mesazhe, ligjërime, orientime, përkufizime, vizione largpamëse dhe profetike: një lloj testamenti shpirtëror për të gjithë ne.

„Është privilegj i rrallë të jesh biograf i Shenjtorës Nëna Terezë. Jeni me fat që i jeni përkushtuar atij misioni dhe ia keni dalë.“ (Fatmir Sejdiu).

„Me këtë rast, dua t’Ju përgëzoj dhe t’Ju inkurajoj për punën tuaj me përkushtim për të hedhur dritë mbi biografinë e Nënës Tereze e për ta promovuar këtë figurë të ndritur duke e përkthyer veprën tuaj edhe në gjuhë të tjera.“ (Lulzim Destani)

„Si biografi shqiptar, më i miri per Shenjten Nënë Tereza, mirenjohjen e lexuesit kudo dhe bekimet e Hyjit!“ (Visar Zhiti)

Janë dy Shtëpi Botuese VELAR – Bergamo dhe Edizioni Dottrinari – Salerno. Libri është pritur shumë mirë gjithkund dhe ka zgjuar interesim të madh të publiku italian, por edhe më gjerë. Botimi anglisht dhe gjermanisht është në fazën përfundimtare. Po ashtu përgatiten edhe botimet në gjuhë tjera, frëngjisht, rumanisht, kroatisht, sllovenisht… – shkruan Don Lush Gjergji.

Translate »