Lajmet

Don Samuel Ramaj në Wünnewil

Diakoni nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, Don Samuel Ramaj, sot ka vizituar Misionin tonë, ku ka bashkëkremtuar me misionarin tonë, Don Alberti, në Wünnewil.
Don Samuelin e falenderojmë për predikimin dhe shtjellimin e Fjales së Zotit në të Dielën e 6. Gjatë Vitit.
Lusim Zotin për thirrje të shenjta në Vreshtin e Zotit, e në veçanti kërkojmë ndihmën e Zotit për Don Samuelin, i cili do të shugurohet më 8 gusht të k.v., nga Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji në Shenjtëroren e Zojes në Letnicë.