Të Enjtjen e Madhe e të Shenjtë të Pashkëve, me kremtimin e Meshës sё Darkës së Mbrame, në përkujtim të Darkës së Mbrame të Jezu Krishtit, fillon Treditëshi i Pashkëve, kulmi i tёrё Vitit liturgjik të Kishës. Është Mesha, që përkujton themelimin e Eukaristisë nga Jezu Krishti, gjatë Darkës së Mbrame me apostuj, në momentin në të cilin Ai paralajmëron se do ta dhurojë vetveten për shëlbimin e njerëzimit.
Gjatë Meshës Shenjtë u bë edhe riti i larjes së këmbëve të 12 Apostujve (përfaqësues të Kantoneve të ndryshme).
Në fund të Meshës misionari ynë, Don Alberti, ju dhuroi Apostujve bukë dhe verë, që simbolizojnë Korpin dhe Gjakun e Krishtit.