Papa Françesku emëron famullitarin dhe kanonikun Josef Stübi (61), ipeshkëv të ri ndihmës në Dioqezën e Bazelit. Ai është pasardhës i Denis Theurillat, i cili dha dorëheqjen në 2021. Josef Stübi ka studiuar filozofi dhe teologji dhe ka qenë meshtar që nga viti 1988. Ai ka qenë famullitar i qytetit të Badenit që nga viti 2008 dhe kanonik për Kantonin e Aargaut që nga viti 2013.
Papa shqyrton dhe konfirmon emrin dhe emëron ipeshkëv ndihmës. Kjo qasje është unike në botë dhe tregon se ndërveprimi i mirë midis Kishës lokale dhe asaj universale është i rrënjosur mirë në traditën e kishës dhe veçanërisht në dioqezën e Bazelit.
Peshkopi dioqezan Felix Gmür shpjegon: “Zgjodha Josef Stübi pasi kërkova sugjerime nga Kapitulli i Katedrales, Këshilli ipeshkvnor, këshilli i priftërinjve, këshilli i diakonëve, teologët dhe këshilli baritor dioqezan. Në të njëjtën kohë, edhe disa persona të tjerë shprehën dëshirat e tyre.»
Josef Stübi lindi më 26 mars 1961, mbaroi shkollën e mesme në Immensee dhe më pas studioi filozofi dhe teologji në Lucern dhe Mynih. Në vitin 1988 Stübi u shugurua diakon dhe meshtar. Ai ishte Vikar i famullisë në Windisch, pastaj famullitar në Hochdorf dhe aktualisht është famullitar i qytetit në Baden dhe meshtar në Zonën baritore në Limmattal. Ai ishte gjithashtu Dekan i Dekanatit të Hochdorf dhe Baden-Wettingen. Josef Stübi është aktualisht anëtar i Këshillit të Priftërinjve dhe që nga viti 2013 kanonik i Kantonit të Aargaut.
Dioqeza e madhe e Bazelit ka nevojë për një ipeshkëv ndihmës, sepse prania e ipeshkvit mes besimtarëve është thelbësore për shpalljen e fesë, dëshminë e fesë dhe lidhjen e unitetit. Në të njëjtën kohë, shumë detyra mund të shpërndahen mbi disa supe. Ndjenja e madhe e përgjegjësisë së Josef Stübi dhe angazhimi i tij janë parakushte të mira për këtë. “Jam i kënaqur që me Josef Stübi një meshtar me përvojë po merr detyrën e një ipeshkvi ndihmës. Ai i ka rrënjët në Dioqezën tonë dhe i njeh gëzimet dhe hidhërimet, shqetësimet dhe nevojat e besimtarëve dhe të ne meshtarëve nga përvoja e tij dhe shumëvjeçare”, thotë peshkopi Felix Gmür.
Shugurimi ipeshkvnor do të bëhet të dielën, më 26 shkurt 2023 në orën 15:00 në Katedralen e Solothurnit.
Misioni Katolik Shqiptar “Nëna Terezë” në Aarau, çdo të diele të parë të muajit e kremton Meshën Shenjtë në Baden në orën 13.30, ku ka shërbyer Josef Stübi si famullitar.
/Bistum Basel
/Kathaargau