Lajmet

11 Shkurt 2020 Zoja e Lurdit, Pajtorja e të sëmurëve

Më 11.02. në mbarë Botën kremtohet festa e Zojes së Lurdit, pajtorja e të sëmurëve, poashtu edhe ne si pjesë e Kishës universale, kemi kremtuar Meshën Shenjte në Wünnewil. Meshën e drejtoi misionari ynë, Don Alberti, i cili na foli mbi figurën e Zojes së Bekuar që zë vend të rëndësishëm në Historinë e Shëlbimit, si Hyjlindëse (Theotokos). Pas Meshes Shenjte, Forumi i Grave nga Berni, „Bijat e Nënës Tereze“, në bashkëpunim të ngushtë me Motrat e Misionit tonë kanë organizuar një Apero për besimtarët tanë, ku kanë marrë pjesë edhe famullitari i Wünnewil-Flamatt, Don Paul Sturny dhe Kryetari i Këshillit të Famullisë, z. Carsten Beier.

Zoja e Lurdit – Lutu për ne!

Foto: Marjan Martini e Aleks Martini.