Mbi kryqin e Jezusit nuk u shkrua vetëm INRI
Në librin e Daljes 20, 2 Hyji zbulon emrin e tij Moisiut: “Unë jam Zoti, Hyji yt, që të nxora nga dheu i Egjiptit”.
Fjala e përkthyer “Hyji” është fjala e famshme që hebrenjtë nuk mund të shqiptojnë as: “YHWH“, dhe më vonë tetragram (në greqisht tetragram do të thotë ‘katër shkronja’) në mënyra të ndryshme u vokalizua me zanore në “Yahweh”. Katër shkronjat hebraike që e përbëjnë janë këto: “יהוה”, yod-he-waw-he. Hebraishtja lexohet nga e djathta në të majtë.
Në Ungjillin e Gjonit 19, 16-22 ne lexojmë: “Atëherë ua dorëzoi të kryqëzohet. E morën, pra, Jezusin. Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vend që quhet “Kafka” hebraisht “Golgota”. Atje e kryqëzuan, e bashkë me të, edhe dy tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anë tjetër, kurse Jezusin në midis. Pilati e shkroi edhe mbishkrimin dhe e vuri në kryq. Ishte shkruar “Jezus Nazareni, mbreti i judenjve. Këtë mbishkrim e lexuan shumë judenj, sepse vendi ku e kryqëzuan Jezusin ishte afër qytetit. Ishte i shkruar hebraisht, latinisht, e greqisht. Atëherë kryepriftrinjtë e judenjve i thanë Pilatit: “Mos shkruaj: ‘Mbreti i judenjve’, por se ai tha: ‘Unë jam mbreti i judenjve’. Pilati u përgjigji: “Çka shkrova, shkrova!“.
Megjithëse ngjarja në fjalë është shumë e famshme, skena që ndodhi përpara Jezuit të kryqëzuar duhet të ketë qenë pak më ndryshe se ne e imagjinojmë. Gjoni, ndoshta, u përpoq ta nënvizojë atë, por lexuesi, duke mos ditur gjuhën hebraike, nuk është në gjendje ta kuptojë.
Mbishkrimi i përmendur nga Gjoni është shkurtesa e njohur “INRI“, e përshkruar edhe sot në Jezusin e kryqëzuar. Akronimi, i cili nënkupton Latinishten “Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum“, do të thotë saktësisht “Jezusi Nazareni, mbreti i judenjve“.
Por Gjoni saktëson se mbishkrimi ishte gjithashtu në Hebraisht. Jo vetëm kaq: në një moment kaq të rëndësishëm Ungjilltari duket se do të mirret me detaje në dukje të parëndësishme:
– fakti që shumë hebrenj e lexuan këtë mbishkrim, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit;
– krerët e priftërinjve që drejtohen te Pilati për të ndryshuar mbishkrimin;
– Pilat që nuk pranon ta ndryshojë atë.
Ponc Pilati, i cili ishte Romak, me siguri nuk e kuptoi që pa dashje, ai kishte krijuar një pakënaqësi të vogël – nëse duam ta përcaktojmë në këtë mënyrë – për Judenjtë që vëzhguan Jezusin e kryqëzuar me atë mbishkrim mbi kokë.
Henri Tisot, një ekspert i Hebraishtes, një ditë iu drejtua disa rabinve për të pyetur se çfarë domëthënie kishte përkthimi hebraik i mbishkrimit të Pilatit. Ai flet për këtë në librin e tij “Eva, gruaja” në faqet 216 deri në 220.
Ai zbuloi se është gramatikisht e detyrueshme, në hebraisht, të shkruanin “Jezus Nazareni, mbreti i judenjve”. Me shkronjat hebraike marrim “ישוע הנוצרי ומלך היהודים”. Kujtojmë se hebraishtja lexohet nga e djathta në të majtë.
Këto shkronja janë ekuivalente me “Yshu Hnotsri Wmlk Hyhudim” të vokalizuar “Yeshua Hanotsri Wemelek Hayehudim”.
Pra, sa i përket asaj latine merr akronimin “INRI“, për atë Hebraisht merr “יהוה”, “YHWH“.
Kjo shpjegon vëmendjen që Gjoni ka për situatën që ndodh nën Jezusin e kryqëzuar. Në atë moment Judenjtë panë njeriun që kishin kryqëzuar, i cili pretendon se ishte Biri i Hyjit, me emrin e Perëndisë, Tetragram i papërballueshëm, i gdhendur në kokë.
Nuk mund të ishte një gjë e mirë që YHWH ishte shkruar atje, e dukshme për të gjithë, dhe ata u përpoqën ta bindnin Pilatin të ndryshonte gdhendjen. Këtu është fjalia e prokurorit romak “Çka shkrova, shkrova” përvetëson një kuptim shumë më të thellë.
Duket e pabesueshme? Mendoni se Jezusi kishte profetizuar pikërisht këtë moment. Në Gjonin 8, 28 gjejmë të shkruar:
“Atëherë Jezusi u tha: ‘Kur ta ngritni Birin e njeriut, atëherë do ta merrni vesh se UNË JAM”
Me “ngritjen” e Jezusit do të thotë kryqëzim. “Unë jam” aludon saktësisht për emrin që Hyji i zbuloi Moisiut në Dalje 3, 14:
“Hyji i tha Moisiut: Unë jam ai që jam!“.