Meditime

Dom Lush Gjergji: Pesë porosi të Shën Jeronimit

Pesë porosi karakteristike të Shën Jeronimit

“Kush nuk dashuron nuk jeton”;
“Puno që Djalli të gjejë gjithnjë të zënë me punë”;
“Dashuria është gjithçka”;
“Eukaristia është veprim e jo vetëm dëgjim”;
“Çmimi i lirisë së krishterë është vdekja dhe ngjallja e Krishtit”.

O Zot, Jezu Krisht,
unë zgjohem në mëngjes,
më sodit dhe më udhëheq
në çdo hap dhe në çdo vepër time,
çdo mendim dhe çdo fjalë,
kështu që unë të mund të kaloj tërë ditën
nën hijen e vullnetit tënd.
Ma jep, o Zot, pendimin e zemrës,
frikën tënde,
ndërgjegjen e pastër,
qetësinë e mendjes,
kështu që të urrej çdo mëkat
dhe të harroj çdo të keqe,
të shpresoj në Parajsë
dhe ta dua drejtësinë tënde.
Merri nga zemra ime dëshirat e kota të botës
dhe largo prej meje çdo uri grykëse,
çdo mendim të ndytë,
çdo lakmi,
hidhërim,
mërzi të botës,
gëzim të mbrapshtë,
krenari të rrejshme.
Shortoji në mua, o Zot, virtytet:
përmbajtjen,
vetëkontrollin,
pastërtinë,
përvujtërinë dhe dashurinë ndaj çdo krijese.
Le të jetë urata vazhdimisht në buzët e mia
dhe mos i harro sytë e mi,
që së bashku me Davidin të mund të them:
“Sytë e mi i drejtoj kah Zoti”.
Shqyrto, o Zot,
veshët e mi,
që fjalë të patenzona ose rrena mos të hyjë në veshët e mi,
por të jenë në dëgjim të Fjalës tënde,
për Ty, që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Amen.

(Një ndër Uratat e Shën Jeronimit që është ruajtur dhe gjetur).

Përgatiti dhe përktheu: Don Lush GJERGJI