Lajmet

Bistum Basel – të dhëna për Coronavirus

Coronavirus – të dhëna praktike për besimtarët e Dioqezes së Bazelit

Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau!

Dioqeza e Bazelit jep këto udhëzime si prandalim të përhapjes së koronavirusit në Zvicër:

– Kushdo që ka simptoma të gripit duhet të qëndrojë në shtëpi;
– Besimtarët të marrin Kungimin vetëm në dorë;
– Në përshëndetjen e paqes, meshtari dhe besimtarët mos të japin dorën njëri-tjetrit, por përshëndesin njëri-tjetrin me përuljen e kokës.

Gjithashtu, Kantoni ynë i Aargau-t, na paralajmëron të mos grumbullojmë:
– Njerëz të sëmurë;
– Njerëzit që shfaqin simptoma të koronavirusit (ethe, kollë, probleme të frymëmarrjes, pneumoni…etj.);
– Personat që kanë qenë në zonat me rrezik të lartë për 14 ditët e fundit (Kinë, Iran, Koreja e Jugut, Singapor, Lombardi, Piemonte, Venedik, Itali)

N.B. Megjithatë ne qëndrojmë plotësisht sipas parimit së Shën Injacit të Loyoles, i cili thoshte për simptoma të infeksioneve: “Ju veproni sikur gjithçka varet prej jush. Por ta dini se në të vërtetë gjithçka varet prej Zotit!»

I juaji!

MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau