Meditime

Don Carlo Casalone: Vaksinimi, si të vendosim me përgjegjësi?

Vajuoli, me keqdashje e eliminon njeriun nga brendësia e botës dhe ndikon në specien njerëzore gati- gati për ta shkatërruar lindjen e tij. Ky mendim i trishtuar që ka nisur është hidhëruar nga masakra të vazhdueshme të sëmundjeve që mund të përqafonte çdo popull. Ai është përqafuar me transportin më të gjallë dhe është praktikuar me barazi. Është e domosdoshme vaksina. Kjo është një metodë sa e thjeshtë, po aq efikase dhe duke shkurtuar forcën helmuese të së keqes.” Me këto fjalë shprehej Sekretari i shtetit, Ercole Consalvi, për hir të padre Pios VII, në një artikull të 1820-ës.
Dokumenti, i lëshuar fill pas epidemisë në shtetin Papnor, përdorte në rastin e epidemive, masa organizative të shëndetit publik (karantinim, izolim) dhe praktika të vaksinimit (administrimi, regjistrat, çertifikatat, furnizimi) që janë të detyrueshme dhe falas. Mjeku britanik Edward Jenner (1749-1823) kishte pohuar së fundmi, në 1798, siguri dhe efikasitet të procedurës që injektonte lëng të infektuar të bagëtive të sëmura. Ishte vëzhguar, se ai që vihej në kontakt me gjedhin e infektuar, të një shkalle më të ulët sesa ajo njerëzorja, nuk sëmurej në vazhdim, duke përfituar atë që ne sot e quajmë imunitet. Mund të braktisim kështu përdorimin antik, të përkatësisë së Lindjes së Mesme, që me të njëjtin qëllim, por që me rreziqe më të mëdha, përfshinte material të marrë nga njerëzit e sëmurë. Pas rreth 10 viteve praktikë, Jenner përfundonte që vaksinimi prodhon një sëmundje të shkurtë beninje e pa rreziqe, që nuk i ngjitet personave që jetojë me ty dhe në të njëjtën kohë të mbron mjaft mirë.
Parashikimi i Padre Pio-s nuk pati shumë sukses. Por, suksesi i Luanit XII fshin detyrimin duke iu drejtuar pavlefshmërinë së insistimit, ashtu siç vëren At Enrico Baragli. Në këtë revistë bie në sy filmi i vëzhguar i “Vitit të Zotit”. Ndonëse shënjohen shumë pasaktësi historike, si: përgjegjësia e një zgjedhjeje të tillë nuk qe as i atit të mbretërive të tyre, pavarësisht paragjykimeve popullore dhe të vetë mjekëve, si dhe meshtarëve. Këto të fundit, konsideronin bezdisje, vështirësi dhe të urryeshme mbushjen e listave tremestrale të të lindurve, e mbi të gjitha, përhapjen e motiveve të mos bërjes së vaksinës, që thekson dhe më shumë inatin që përcillet. Edhe atëherë kishte dilema në bërjen e vaksinës.

Roli strategjik i vaksinave edhe në pandeminë aktuale
Sigurisht, situata sot ka ndryshuar dukshëm. Shkaqet që kanë vendosur shpërhapjen e virusit dhe propaganda e Covid-19, në botën globale janë të panumërta. Të shumta janë çështjet për t’u marrë parasysh: familja njerëzore të mund të shërohet nga plagët që kriza ka shkaktuar. Vaksinat nuk janë një ilaç, por mbajnë një peshë urgjente në këtë proces. Ato kanë njohur një zhvillim të madh në shekullin e fundit, duke qenë efikase për mjaft sëmundje. Janë rreth 25 milion të rënët që janë dalluar mes viteve 2010 dhe 2020. Megjithatë, prezantohen si instrumente aspak të thjeshta, nga pikëpamja si bioteknike, si mjekësore, si sociale, për mënyrën se si janë perceptuar. Dhe historia që ato kanë mbi shpatulla është shënjuar jo vetëm nga sukseset, por edhe nga hijet, që kanë kontribuar në një ringjallje, të asaj që është quajtur “tërheqje ndaj vaksinimit”. Një fenomen i njohur mirë, i cili shtrihet mbi një spektër, shkon përtej disa tundimeve të vogla, madje deri në refuzimin total. Didier Fassin, mjek dhe antropolog i një fame botërore, është interesuar ndaj shëndetit publik dhe drejtësisë shoqërore. Ai kujton se si kampi i mjekësisë është një terren prodhues për zhvillimin e drejtimeve “konspirative”, megjithatë është vënë në praktikë një dituri e bazuar mbi një të vërtetë sot shumë të akredituar, si ajo shkencore, e mbi një profil etik të lartë, si ai i kërkuar prej atij, të cilit kujdeset për njerëz të sëmurë dhe të dobët. Të mendosh që shkenca u përdor për objektiva të fshehta dhe keqdashëse dhe që mjekësia vepron në kundërshtim me qëllimin e tij thelbësor: “primun non nocere”. Këtu shënjon në zemër e vërteta etike. Si murtaja në Treqindën, kolera në Tetëqindën, Aids në vitet ’80 të shekullit të kaluar, edhe Covid ka provokuar një epidemi idesh konspirative. Hija e tij dëmtuese arrin edhe vaksinat. Tanimë duhet të përjashtohet kush është një planifikim i qëllimshëm me objektiva të ngjashme, megjithatë duhet që të njihet se efektet aksidentale i kanë sheshuar dyshimet dhe kundërshtimet ndaj vaksinës. Mund të përmendim shpërhapjen e Hepatitit C, të lidhur me një përdorim të pahijshëm të shiringave përgjatë fushatës së vaksinimit anti-trypanosomiaza, për shembull. Diskutimi mbi vaksinimin duhet që të marrë në konsideratë këto dimensione, nëse do që të na çojë në veprime që bazohen në zgjedhje të përgjegjshme.

Ndërhyrje të largëta dhe të tanishme të Selisë së Shenjtë
Afirmimi shpeshherë i përsëritur nga Papa Françesku na fton që të kemi parasysh vështirësitë e ndryshme që rrjedhin nga kjo çështje. Duke u përfshirë, ashtu siç e kemi parë, në linjën vijuese të shumë nga paraardhësit e tij: Piu VII, Luani XII, Gregori XVI, Piu IX-, ato afirmojnë që vaksinimi kundër Covid -19 është një opsion etik dhe që mbrohet nga “mohimi vret”. Sot, një aksion etik
është fryt, jo vetëm i një informacioni korrekt, por edhe i një bashkëpunimi kritik dyshimesh dhe frikërash. Që kjo të ndodhë, duhet që të mbahen distancat nga vetë reagimet e bazuara në ndjenja: duke njohur, verifikuar dhe ekzaminuar ku na çojnë, për të mos i lënë rrugë atyre. Një rezultat i vogël çorientues ose i parregullt, për të përdorur gjuhën e hyjit. Ato vëzhgohen veçanërisht edhe në lidhje me të mirën e personave të tjerë. Nga ana tjetër, duke parë më larg janë dhe çështjet e së mirës së përgjithshme dhe drejtësisë. Nëse ekziston mundësia e shërimit të sëmundjes me një ilaç, kjo duhet të jetë e pranishme për të gjithë, përndryshe krijohet një padrejtësi. Duhet të evitojmë padrejtësinë farmaceutike. Diferencat shoqërore dhe ekonomike në nivelin planetar rrezikojnë që të shënjojë rregullin e shpërndarjes së vaksinimit anti-Covid. Me të varfrit janë gjithnjë të fundit dhe të drejtën për të pasur një shëndet të mirë që e gëzojnë të gjithë afirmohet fillimisht tek të pasurit. Ky veprim boshatis vlerën e saj e vërtetë. Për ta kompletuar këtë materie komplekse dhe për t’i dhënë përgjigje atyre që bëjnë pyetje mbi sigurinë, mbi efektet dhe ligjshmërinë e vaksinave, Selia e Shenjtë ka botuar dy vëzhgime që përballin aspektet e ndryshme.

Vaksinimi dhe abortet
Dokumenti i parë për popullin nga Doktrina e Fesë, ekzaminon një problem mjaft specifik, por të diskutuar qëkur, sidomos në ambientin e komunitetit kishtar: përdorimi i vaksinave, në të cilën përfshihen linja që kanë në përmbajtje ekstrakte të abortimeve me dëshirë. Një problem i ngritur edhe për disa vaksina të përdorura në moshë pediatrie, veçanërisht ajo kundër rubeolës, por më pas edhe ato kundër hepatitit A dhe tërbimit. Veçanërisht është në gjykim një linjë HEK293, e bërë në 1973, ku materiali u mor nga një abortim i dëshiruar në Holandë. Nuk dihet identiteti i prindërve, as arsyet përse çuan në ndalimin e kësaj shtatzënie, që duket se nuk ka lidhje me objektivin për të krijuar linja për laboratorët. Disa vaksina anti- Covid, përdorin një material të tillë biologjik në një apo disa faza të përgatitjes së tyre. Ato të aprovuarat më përpara në SHBA dhe Evropë, të prodhuara nga Pfizer – BioNTech me teknologjinë e RNA-së, nuk përdorin të tilla metoda për prodhimin, por vetëm për disa teste të verifikimit. Vëzhgimi i CdF-së e vë theksin mbi atë që theksuam më lart, ku theksohej mbi të gjitha se nuk mund të gjykojmë abortin e dëshiruar as për motive shëndetësore, qoftë për t’i ndihmuar laboratorëve për të prodhuar vaksina, cilado që të jetë arsyeja, në termat e principit moralisht nuk pranohet. Vëzhgimi tregon që në thelb të këtij kuadri të përgjithshëm ekzistojnë përgjegjshmëri të diferencuara edhe arsye të forta mund të proporcionohen moralisht për të justifikuar materialin biologjik.
Duke iu referuar situatës aktuale, pastaj CdF, shpjegon motivet e konditat në të cilat është moralisht e pranueshme që të përdoret vaksina anti-Covid-19, që kanë përdorur linja që kishin në bazë fetuset e marra nga shtatzënitë e ndërprera, në procesin e tyre të kërkimit e prodhues. Argumenti që duhet të nënvizojmë është ai që diferencon mënyrën e bashkëpunimit me një veprim moralisht të paligjshëm dhe të kryer nga të tjerët. Fillimi paraqet një interes të madh, pasi përdor një instrument konceptual që tradita e teologjisë morale ka krijuar për të përballuar kompleksitetin e vendosshmërisë njerëzore, i cili nuk vihet asnjëherë në një hapësirë abstrakte, por është gjithnjë e gatshme për të vepruar në bashkëpunim me subjektet e tjera dhe në situata të ngatërruara.
Në çështjen tonë ne duhet të marrim në konsideratë faktin që bashkëpunimi me abortin e 1973, është një material, pasiv dhe i largët. Janë terma që dizenjojnë kushte të mirëvendosura. Mbi të gjitha, bashkëpunimi është atëherë kur nuk tregohet rrëfimi i atij që e ka kryer veprimin primarë: në këtë rast vrasja, që njihet si mohimi i të drejtës për të jetuar, për një të pafajshëm. Së dyti, ai është pasiv. Në fakt, nuk merret pjesë në mënyrë aktive në kryerjen e aktit, që nga ana tjetër është edhe e pamundur, duke qenë se akti ka ndodhur qëkur. Është një aspekt i rëndësishëm për të kujtuar, pasi një herë e evokuar, nuk kërkohet përsëritja e aborteve të tjera: për përgatitjen e vaksinës përdoren celula që gjenden në laboratorët e viteve 70-80. Së treti, veprimi që kryhet është hequr, pra në një distancë të madhe kohore dhe periferike sa i takon bërthamës së domethënies të sjelljes së atij që i referohet. Këto kritere mund të ndihmojnë për të diferencuar edhe përgjegjshmërinë e subjekteve të tjera që ndërhyjnë në kërkesën e kërkimit për këtë përgatitje vaksine.

Përgjegjshmëria personale
Siç vihet re, vlerësimi moral i abortit me dëshirë mbetet negativ dhe duhet të largohet çdo saktësim për bashkëpunim me të, duke evituar kështu skandalin, duke iu përkushtuar rrugëve që prodhojnë një material tjetër biologjik. Por, në mungesë të alternativave dhe për shkak të ashpërsisë së situatës, përdorimi i këtyre vaksinave bëhet legale. Dhe në situata aktuale mund të ndodhë që të vijë një mundësi për të zgjidhur vaksinat, si për mungesë të dozave të pranishme, ashtu edhe për kufizimet e sistemeve sanitare, si edhe për një rast urgjent. Kujtojmë kështu që kohëzgjatja për të kryer vaksinën, çon në rritjen e mundësisë që mund të krijohen variante më ngjitëse, më ligjore dhe më rezistuese sesa vaksinat ekzistuese. Sa më shumë kohë t’i japim virusit për të  replikuar, aq më shumë rriten mundësitë për të heshtur. Është e vërtetë që Covidi-19 është më i qëndrueshëm sesa viruset e tjera, si ai i gripit, së paku nga pikëvështrimi i antitrupave, duke qenë se ka një ndërtim shumë të mirë molekular, gabimet asimilohen. Variantet e njohura deri tani, si Anglia, Gjermania, jugu i Afrikës duken të ndjeshme ndaj vaksinave aktuale. Megjithatë nuk duhet që të përjashtojmë që përdorin format rezistuese. Por, ashtu siç u nënvizua edhe nga ipeshkvinjtë e SHBA-së, në të njëjtën mënyrë sesi është e pranueshme vaksina kundër rubeolës, për mungesë të alternativave dhe për shkak të rrezikut të madh të shëndetit publik, kështu është e pranueshme dhe vaksina AstraZeneca. Ipeshkvinjtë latino-amerikanë pohojnë: “Vaksinimi nuk mund të konsiderohet se është i barasvlershëm me të keqen, abortin, por lidhet me një akt që ka të bëjë me mbrojtjen e jetës. Shohim sesa vlen rëndësia e rrethanave në vlerësimin e të mirës për të bërë. Edhe sepse bëhet fjalë për shëndetin, jo vetëm vetjak, por edhe shëndetin e të tjerëve dhe i të mirës së përgjithshme. Dallohet një përgjegjshmëri e madhe, të gjithë duhet të vaksinohen: bëhet fjalë jo vetëm për mbrojtjen tuaj, por edhe të të tjerëve! Në fakt, vaksinimi nga njëra anë, pakëson takimin edhe të personave, që për arsye shëndetësore nuk mund ta marrin, të atyre që do të jenë të mbrojtur diku tjetër. Nga ana tjetër pakëson numrin e të sëmurëve, e rrjedhimisht të atyre të shtruar, duke mundësuar mos ngarkesën e tepërt të mjediseve sanitare. Ky grup, mund të marrë kurat që i duhen, pra pacientët me sëmundje të tjera. Kemi parë sesi në qytete të ndryshme është dashur që të racionalizojmë trajtimet, për mungesë burimesh. Mungesa e vaksinimit e ka kuptimin që të rrezikosh kategorikisht të mirat edhe të të tjerëve, në planin personal si edhe social.“

Hapat e parë në rrugëtimin e vaksinimit: kërkimet edhe eksperimentet
Mbi aspektet që vihen re në konteste më të thella mbi shëndetin publik ashtu edhe mbi planin global, bie në sy vëzhgimi i bërë nga Komisioni i Vatikanit për Covid-19, në Akademinë Papnore për Jetën. Teksti analizon ciklin e tërë jetësor të vaksinimit, dhe përtej saj, aspektet e cituara që më përpara rreth prodhimit dhe administrimit. Ekzaminohen implikimet etike të çdo pasazhi. Principet e referimit janë ato të doktrinës shoqërore të Kishës, duke filluar që nga dinjiteti njerëzorë, drejtësisë, qetësisë dhe bashkëpunimit. Këto evidentojnë linja të lidhjes mbi vlerat e ndara në mjekësinë e rasteve emergjente. Kohërat mjaft të shpejta që e kanë karakterizuar vënien e theksit të vaksina të ndryshme prezantojnë një rezultat fantastik, të ardhur si rezultat i punës, mbi planin botëror, të kërkimeve dhe institucioneve publike dhe private, nga mundësia për të njohur zhvillime në kampin e sëmundjeve infektive dhe onkologjike, sforcimit ekonomik dhe thjeshtimit të procedurave administrative, me eliminimin e joefikasitetit burokratik. Është bërë e mundur edhe për të ndërtuar paralelisht faza të eksperimentimit që vijnë në vazhdim, pa nënçmuar zhvillimin shkencor.
Duke pasur parasysh shpejtësinë e këtyre pasazheve, disa vënë në dukje efikasitetin, e mbi të gjitha, sigurinë e produktit. Por, fakti është që autoriteti rregullon, që pohon përdorimin e medikamenteve. Për të autorizuar vaksinat na garanton standardet që vlejnë për çdo medikament që përdoret edhe e konsumojmë në një mënyrë më se të natyrshme. Pa dyshim, situata në të cilën ndodhemi vë në lojë interesa të mëdha. Nga ana tjetër, presioni politik dhe opinioni publik për të përshpejtuar procedurat është mjaft e lartë. Po nuk janë të pakta rastet që balancimi mes rreziqeve dhe të mirave vlerësohet me vëmendje. Për shembull, testimet e disa të dhënave, që nuk na duken bindëse, kanë sjellë pezullimin e eksperimenteve dhe verifikimeve të reja. Duhet të jetë e rëndësishme të fusësh të dhënat, të cilat akoma nuk janë të mbledhura, duke monitoruar efektet e gjata të vaksinimit, sipas së cilës natyrshëm rrjedh nga faza e vëzhgimit ndaj efekteve të medikamenteve. Sigurisht, duke vënë re dimensionit botëror të pandemisë, koordinimin dhe rinjohjen reciproke nga entitetet e ndryshme që aprovojnë produktin, në mënyrë që të bashkëndajë sa mundet, rezultatet e marra dhe për të eliminuar humbjen e kohës, mund të na ndihmojnë shumë.

Hapësira ekonomike dhe shfrytëzimi komercial
Rreth dimensionit ekonomik, kemi asistuar një mobilizimi intensiv, që ka pasur financime të mëdha, ashtu siç në investimin e burimeve publike, nga ana e shteteve, po ashtu falë dhurimeve nga entitete private. Kështu, edhe rreziku i kërkimit është shpërndarë mes subjekteve të ndryshme. Vëzhgimi 2 mbështet argumentin për ta bërë vaksinën një të mirë publike, ashtu siç e kanë theksuar disa faktor në botën politike dhe shkencore. Kjo tregon që vaksina nuk është një konkurrim i lirë, por që çmimi është fiksuar me kritere që konsistojnë një distribucioni të bazuar në efekte të  nevojshme , sipas kritereve të barazisë dhe universale. Megjithë vaksinimi nuk është një burim natyror i dhënë më parë, ose e zbuluar, por është edhe një shpikje e prodhuar nga zgjuarsia njerëzore. Është e mundur që t’i dorëzohet disiplinës ekonomike që konsiston që të paguajë shpenzimet e kërkimeve dhe rrezikut që bizneset kanë vepruar. Duke u lidhur me funksionin e tij, është me shumë leverdi që të interpretojë vaksinën si një të mirë të të gjithëve, pa diskriminim. Për të pranuar një hyrje universale dhe një shpërndarje të ndershme, ka edhe si qëllim për të hequr tagrat edhe nëse matja mund të ulë shpejtësinë e kërkimit dhe numrit të kompanive që po krijohen. Mund të imagjinohen limite dhe marrje lejesh të rregullta, në planin internacional edhe duke përfshirë instrumente financiare për rimarrjen e burimeve të shpenzuara. Programi global Covax, i cili vëzhgon te partnerëve të tij edhe “Organizatën Botërore të shëndetit” (OMS), merret parasysh pikërisht objektivi për të marrë leje nga të gjithë qytetet, duke evituar që të mbahen me hatër ato që janë më të pasur. Prioriteti duhet të jetë jo që të vaksinohen disa njerëz në të gjithë qytetin, por të gjithë njerëzit në të gjithë qytetin. Një objektiv që duhet të dëgjohet nga të gjithë, mes subjekteve të ndryshme. Duhet të ndiqet në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese, duk evituar antagonizmin dhe kompeticione që nënvizojë “nacionalizmin vaksinor”.
Ashtu siç po vërehet në këtë periudhë me vaksinën Pfizer BioNtech, objektivi është shumë larg nga arritja e tij, duke parë interesin në kamp dhe shumëfishimin dhe dimensionin e autorëve të përfshirë. Në një mënyrë analoge, vëzhgohet se sa është e vështirë të procedosh në logjikën e bashkëpunimit dhe subvencionit në fazat e prodhimit të vaksinës. Edhe ajo kërkon një lidhje më të madhe mes shteteve , kompanive farmaceutike dhe organizatave të tjera, në mënyrë që vaksina të mund të prodhohet edhe në territoret në të cilat duhet të dërgohet. Kjo do të konsistonte në rritjen e pranisë së dozave, e kështu shpejtësisë së administrimit, e jo vetëm të vlerësimit të burimeve lokale. Megjithatë dallohen rezistenca në këtë linjë, mbase të lidhura me menaxhimin e kohës.

Nga konkurset në bashkëpunim
Vëzhgimi 2 mbyllet me disa këshilla për veprime konkrete, të cilat mund të mobilizojë institucionet edhe rrjetet si civile ashtu edhe shtetërore, në fund për të kontribuar për një informacion korrekt, një sjellje të përgjegjshme edhe një pranim të ndershëm dhe universal të vaksinimit. Kjo thërret rëndësinë e vendimeve, të cilat merren në këtë fragment: më shumë sesa të shikosh objektiva dhe kura të menjëhershme. Mund të ketë efekte për një shoqëri më të drejtë, e cila vepron në një mënyrë më përfshirëse dhe të integruar. Edhe thirrja “Vëlla për të gjithë”, e pranishme që në parathënien e tekstit: “Nëse përgjigjet limitohen vetëm në planin organizativ dhe menaxhues, pa përmbushur premtimet që në kanë sjellë të tilla vështirësi, duke na bërë të gjithë të pranishëm në një bashkëbisedim të vërtetë; nuk do të kishim ato transformime shoqërie dhe të botës, për të cilën kemi një nevojë absolute”.

Përktheu: Bernardina Shahini
Material i përkthyer nga revista kulturore–fetare “La civiltà cattolica”, 2021.

* Carlo Casalone – Meshtar rregulltar i Shoqërisë së Jezusit (S.I.). Bashkëpunëtor në sektorin shkencor të Akademisë Papnore për Jetën dhe profesor i Teologjisë morale në Universitetin Papnor Gregorian. Poashtu bashkëpunëtor i revistës kulturore-fetare „La civiltà cattolica“.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »