Një burrë brazilian, Marcilio Haddad Andrino i cili po vuante nga një infeksion i trurit ka thënë se nuk ndjehet i veçantë edhe pse për të është kujdesur Nënë Tereza.
Ky pacienti ka thënë se Nënë Tereza, e cila kaloi në amshim në vitin 1997, është përkujdesur për të gjithë të sëmurit.
Braziliani Andrino ka thënë se shërimi i tij është një shenjë e mrekullisë dhe dashurisë së Zotit që ka për njeriun.
“Zoti i mëshirshëm kujdeset për të gjithë ne, pa dallim”, ka thënë Andrino.
Papa Françesku në muajin dhjetor të vitit 2015, kishte thënë se shërimi i Andrinos ishte një mrekulli, pasi doktorët nuk kanë mundur ta shpjegonin shërimin e tij.
“Kur doktori tha se nuk mund të realizonte operacionin dhe se mjekësia nuk hynte në punë më për shërimin e tij, unë fillova të lutesha. U luta shumë për të”, ka thënë Fernanda Nascimento Rocha.
“E pyeta Nënën [Terezë] që ta shëronte Marcillion nëse kjo është dëshira e Zotit. Nëse jo, atëherë le ta merr me vete te shtëpia e tij në qiell”, ka shtuar gruaja.
Ajo ka treguar se brenda gjashtë muajsh burri i saj ishte shëruar dhe e kishte filluar punën.