Meditime

McCain: Nënë Tereza na luti për adoptimin e dy vajzave, njëra prej tyre është vajza ime

Senatori amerikan John McCain, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka rrëfyer se Nënë Tereza, para 24 vjetësh, e kishte lutur atë dhe gruan e tij që t’i adoptonin dy vajza nga Bangladeshi.

McCain ka treguar se ai dhe gruaja e tij i kishin marrë dy foshnjat dhe njëra prej tyre është vajza e tyre, Bridgett.

“Para 24 vjetësh, gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe e vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnja dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift e adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë, Bridgett, të cilën e duam shumë. Dua ta falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të bukur”, ka thënë McCain.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »