Meditime

Gruaja rrëfen se si e shëroi burrin e saj Nënë Tereza

Një burrë brazilian, Marcilio Haddad Andrino i cili po vuante nga një infeksion i trurit ka thënë se nuk ndjehet i veçantë edhe pse për të është kujdesur Nënë Tereza.

Ky pacienti ka thënë se Nënë Tereza, e cila kaloi në amshim në vitin 1997, është përkujdesur për të gjithë të sëmurit.

Braziliani Andrino ka thënë se shërimi i tij është një shenjë e mrekullisë dhe dashurisë së Zotit që ka për njeriun.

Zoti i mëshirshëm kujdeset për të gjithë ne, pa dallim”, ka thënë Andrino.

Papa Françesku në muajin dhjetor të vitit 2015, kishte thënë se shërimi i Andrinos ishte një mrekulli, pasi doktorët nuk kanë mundur ta shpjegonin shërimin e tij.

Kur doktori tha se nuk mund të realizonte operacionin dhe se mjekësia nuk hynte në punë më për shërimin e tij, unë fillova të lutesha. U luta shumë për të”, ka thënë Fernanda Nascimento Rocha.

E pyeta Nënën [Terezë] që ta shëronte Marcillion nëse kjo është dëshira e Zotit. Nëse jo, atëherë le ta merr me vete te shtëpia e tij në qiell”, ka shtuar gruaja.

Ajo ka treguar se brenda gjashtë muajsh burri i saj ishte shëruar dhe e kishte filluar punën.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »