Lajmet

Njoftim nga Misionet në Zvicër në lidhje me Festat para nesh

Njoftim në lidhje me Festat para nesh:

Misionet Katolike Shqiptare në Zvicër

Fort të dashur besimtarë,

kemi hyrë në Javën e Madhe, ku shumica prej nesh mendojmë se kulminacioni i saj është e Premtja e Madhe, vdekja e Krishtit në kryq për shëlbimin tonë. Në fakt Java e Madhe përfundon të Dielën e Pashkëve, me ringjalljën e Krishtit.

Të gjithë ne si Kishë jemi të shqetësuar dhe në dhibmje që këto Festa po i kremtojmë si të krishterët e parë në heshtje, meditim dhe uratë.

Ne si meshtar Tuaj, për ditë kremtojmë meshën për Ju edhe pse pa Ju, dhe bashkë me motrat tona lutemi që këtë situatë ta kalojmë sa më parë dhe sa më mirë.

Me dhimbje Ju bëjmë me dije se për shkak të rrethanave në të cilat gjindemi, këtë Javë të shenjtë dhe festën e Pashkëve nuk do të mund të kremtojmë solemnisht bashkë me Ju.

Të dashur Besimtar, Ju lajmërojmë se të Enjtën e Madhe nuk ka meshë me apostujt, siç kemi menduar.

Të Premtën e Madhe nuk do të jetë Udha e Kryqit në Einsiedeln dhe as Ritet e të Premtes së Madhe dhe lutja para Varrit të Krishtit.

Të Shtunën e Madhe nuk do të mund të organizojmë bekimin tradicional të Bukës së Pashkëve nëpër Qendrat tona.

Por do ta bejmë në Misionet tona para dite në ora 11:00 dhe pas dite në ora 16:00. Pas lutjeve që do të bëjmë ne si meshtar, i zoti apo e zoja e shtëpisë e bekon bukën.

Mundësia tjetër siç na ka njoftuar ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në bazë të Dekretit Nr.Prot. 69/2020, do ta kremton Meshën Shenjte në Vigjiljen e Pashkëve në Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, në orën 21:00 dhe në mbarim të Meshës do ta lut lutjen e bekimit të Bukës së Pashkëve për të gjithë besimtarët në Kosovë dhe në Diasporë, ndërsa njëri prej anëtarëve të familjes, do ta bekojnë bukën dhe ushqimin për Pashkë me ujin e bekuar që kanë në shtëpi.

Të dielën e Pashkëve nuk ka Meshë në gjuhën shqipe me ju popull i dashur.

Do Zoti, që mos të përsëritet kurrë më kjo situatë dhe ju sigurojmë lutjet tona që ta kalojmë sa ma shpejtëkëtë situatë dhe pa pasoja.

Me respekt dhe dashuri për Ju!

Don Albert Demaj, Sirnach,
Don Marjan Lorenci, Luzern,
Don Albert Jakaj, Aarau,
dhe Motrat që shërbejnë në Misionet tona.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »